1. C'te them per veten more shoke dhe shoqe, tani qe duhet te llafos pese rrjeshta e paskam shume te veshtire por do bej si do bej dhe do merrni vesh se kush jam une:-). Jam lindur ne qytetin e Lezhes ku jetova nje pjese te mire te femijerise dhe adoleshences sime. Me vone prindrit e mi levizen ne Vlore sepse andej e kane prejardhjen.
2. Jam rritur ne nje familje te thjeshte punetoresh sepse ashtu kane qene rrethanat e prinderve te mi ndoshta dhe shume te tjereve qe vine nga nje vend ish-komunist. Fale edukimit dhe sakrificave te prinderve te mi une jam ky njeri qe jam sot me te mira dhe te keqijat e mia:))
3. Qe e vogel kam qene e apasionuar pas muzikes dhe kercimit edhe pse fatkeqesisht nuk eshte se kam patur mundesine te shkollohem per keto te dyja. Por, kjo s'me le pa kenduar sa here qe me jepet rasti, si neper dasma ashtu dhe neper evenimente te vogla mes miqsh apo dhe familjaresh. Muzika me jep vertet nje kenaqesi shpirterore. Sa here qe jam e merzitur filloj dhe kendoj kenge qe te largoj trishtimin qe me ka kapur. Me mire jetoj pa cokollata sesa pa muzike:).
4. Jetoj prej 7 vjetesh ne usa. Kam ardhur si shumica e njerzve qe vijne ketu per te ndjekur universitetin ku mbarova studimet per Marketing dhe Biznes Nderkombetar. Studimet i mbarova ne nje shtet te usa qe s'eshte i njohur per shume gjera keshtu qe vendosa te leviz per me shume oportunitete. Jetoj ne NYC prej rreth nje viti e gjysem dhe punoj ketu por jo ne profilin tim:(( Ndodh dhe keshtu qe gjerat nuk ecin sipas planeve tona mgjth shpresoj qe gjerat te permiresohen me shume.
5. Jam tip shume i sinqerte dhe shume i dedikuar ndaj familjes (edhe pse kam rreth 3 vjet qe si kam pare)....dhe shoqerise sime. Jam shume e shoqerueshme dhe mundohem te ndihmoj cdo njeri qe ka nevoje. Nje nga endrrat e mia eshte qe te punoj per UN ne vendet e pazhvilluara dhe te bej nje ndryshim sado pak te vogel ne jeten e dikujt qe vuan ne kete bote. Gjithashtu, gjuhet e huaja me kane terhequr qe te vogel dhe i mesoj me shume kenaqesi. Nje tjeter hobi eshte te udhetoj neper vende te ndryshme. Kam shume deshire te vizitoj Francen, Portugal, Brazil, Argjentinen etj. Hobi i fundit qe kam zbuluar eshte fotografia edhe pse ka dite qe si jam kushtuar dhe aq per shkak se aparati im digital eshte thyer:( Por, se shpejti do mundohem te blej nje te ri dhe te sjell sa me shume foto. Dicka tjeter qe me pelqen eshte moda. Nuk eshte se di te dizenjoj por vertet kam shume deshire te ndihmoj njerzit si te vishen, si te rregullohen dhe te mirembahen. Kam vene re qe shume njerez nuk e kane sensin e stilit keshtu qe ndoshta nje dite do behem "fashion consultant". Kur ta lexoni kete te fundit ndoshta do qeshni me mua por vertet eshte dicka e bukur dhe shume njerez paguhen mire per te bere kete lloj pune.
Ok te dashur lexues shpresoj te kem plotesuar deshirat tuaj duke folur mbi veten edhe pse realisht s'me pelqen ta bej dicka te tille. Per me shume info call me at 1-888-usa:))



23 comments:
Bukur.
Mësuam plot gjëra për ty, të cilat personalisht më shtojnë respektin.
Ndjehem dhe mirë se, unë e nisa këtë stafetë dhe, po shoh që shkon në duar me vlerë.
Gjithë të mirat dhe plot suksese.
S'e di nese duhet te me vije keq apo te gezohem se s'pate mundesi te vazhdoje per kanto ose balet :),sepse,po te vazhdoje ato, ndoshta s'do te kishim patur mundesine qe te zbulonim anen e fshehur te artistes fotografe ;).
Nese s'ke qene me aq fat per realizimin e deshirave ne Shqiperi,te uroj qe gjithcka te te realizohet sic deshiron tani e me pas.
Gjithe te mirat,Edi
Pershendetje "Lule e bukur", faleminderit per prezantimin.
te uroj gjithe te mirat
Nice picture Belle! Paskemi ca gjera te perbashketa mesa shof. :)Shpresoj qe c'do gje te shkoje sa me mire per ty dhe ate arrish te besh enderrat e tua realitet.
Jeta eshte vetem nje, prandaj mos u korrupto dhe jetoje ate ashtu sic e do ti Belle_Fleur :)
Jeta eshte vetem nje, prandaj mos u korrupto dhe jetoje ate ashtu sic e do ti Belle_Fleur :)
ashtu siç e prisja doli pershkrimi jot Belle.e sinqerte , plot gjalleri dhe plot me hobi..falemderit pershkrimin dhe te uroj kudo suksese...
Belle fleur (lule bukur) - deti ne vlore, mbas plazhit te ri nje çik me tutje, eshte deti me i bukur ne bote. Nuk e di si ben ti te durosh 3 vjet.
Kur te duash mund te vish ne Paris dhe vertet Parisi eshte i mrekullueshem (nje çik i shtrenjte se duam te blejme te gjitha). Me kete rast mund te praktikosh keshillat e tua ne veshje tek une dhe une te tregoj Parisin (ha ha)
faleminderit lule per pershkrimin dhe shpresoj te gjesh pune ne profesionin tend se shpejti - pa harruar kengen e vallen, sigurisht :)
e pse thua embelsira ne fund ti? pse une e blendi e meshkujt e tjere qe s'po e marrim mundimin te vazhdojme ket stafeten ca jemi, nje gote port e? :)
Ju faleminderit te gjitheve per komentet dhe urimet tuaja!
@edrus, ashtu mendon qe s'do kisha filluar blogun dhe s'do njiheshime e:))
@tena, deti ne vlore, s'ka me te bukur vertet....per kohen qe eshte bere shume s'di as vete si duroj por ndonjehere rrethanat ste lejojne.
@shqipo, hahahah ti me shkrin....Blendi e ka bere stafeten me kohe. Tani e ke radhen zotrote:))
shqipo : nuk ka faj belle se une i pata thene asaj ashtu meqe e la per ne fund me fol per veten.ajo vetem sa perseriti fjalet e mia.
po ç'ke ti pse merzitesh , plotesoje dhe ti normen dhe e gjejme dhe nai epitet dhe per ty , tip çokollate zvicre psh si thu:))
hahahahah eni je e madhe!!!....shqipo, cokollate zvicre, goxha mire:))
belle ke harruar ti tregosh popullit qe ke dhe talent per heqje vetullash...lool.
je vajze fantastike!
Shume prezantim i kendshem Belle :)
Gezohem qe mesova dicka per ty.
"Fashion consultancy" mund ta besh edhe nepermjet blogut them une. Poste te tipit "what not to wear" ose "Glamour inspired - do's and dont's of the season" mund te ishin nje fillim i mire.
@bizele, te gjitha s'do i mesoje populli moj xhan sepse s'ka lezet:))
@elais, ide e mire se kisha menduar me pare, ndoshta do filloj ta bej:))
s'na begenisi shqipo belle:)
@eni, hahaha....ka mundesi qe epiteti qe kishe zgjedhur si pelqeu keshtu qe duhet te gjejme nje epitet me tundues qe ta beje te flasi per veten:))
pershendetje "belle fleur"
me vjen sh keq per app digital,se mua mu thye qe diten qe e bleva :(
u kenaqa qe mesova ca me shume per ty.
Pershkrim interesant Belle,
Keep it rolling..
ah cer goce qe je ti.... e dishim edhe pa ket ne fakt......
Une i vonuari dhe njekohesisht me i moshuari te uroj gjithe te mirat.Nje shpirt altruist pa tjeter qe do te kete fat!Fati te te te buzeqeshe dhe kurre mos pace zhgenjime.E meriton se ke folur me zemer ne dore!
Si disa here gjysh qe jam,perqafime nga larg!
Perparim Hysi,28 mars 2008
Papi, rrofsh për urimet! Je vërtet shumë i dashur dhe të falenderoj për fjalët e ngrohta që të burojne nga shpirti.
Te uroj gjithashtu ty dhe të gjithë të dashurve te tu miresi dhe bekime prej Perendie.
Gjithe te mirat!
Post a Comment