Tuesday, November 27, 2007

Gezuar Festen e Flamurit!!!

Ç'u mbush mali me dëborë,

Ç'u mbush deti me pamporë,

Sec u mbush e shkreta Vlorë,

Plot me krushq e me dasmorë:

S'jane krushq edhe dasmorë,

Janë Toskë-e Malsorë,

Janë Toskë-e Malsorë,

Me flamur të kuq në dorë

Si dhëndurë me kurorë.


Ç'u zbardhë malet, ç'u zbardhë:

Nga cdo anë sec na ardhë

Shqipëtaret gunë-bardhë.

Sec na ardhë palë-palë

Dyke rrutulluar male

Kush me këmb' e kush me kalë,

Kush me shpejt, kush më ngadalë:

Kush i lum e kush i gjorë

Kanë zbritur mun në Vlorë,

Mun në Vlorën e lirisë,

N'atë thelb të Shqipërisë


Ç'u nxinë malet, ç'u nxinë,

Gur' i kuq lëshon mavinë:

Qani, djem, e mbani zinë!

Qani gjithë Shqipërinë,

Toskërinë, Gegërinë-

Ububu! ç'humbi lirinë!


Ç'u hap qjelli pak-nga-pak,

Maj' e malit sec u flak,

Doli ylli zemërak;

Me armikun kemi gjak


Ç'u mbush sheshi me të parë,

Ç'u mbush zyra me zyrtarë,

Thonë-u pake cet' e parë

Me tri mijë luftëtarë,

Tri shtëpi me fis e farë,

Qytetarë, katundarë-

Gjith bujarë Shqipëtarë.


Ç'ka që çan rrufeja retë?

Vjen Smaili trim me fletë,

Fluturon posi shigjetë.

Thonë, vjen përdrejt në Vlorë,

Me flamur të kuq ne dorë

Me flamurin e lirisë

N'ate thelb të Shqipërisë:

Thonë, është vet-i-tretë,

Thonë, është vet-i-tetë,

Thonë, vet-i-njëstetetë-

Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!

6 comments:

Bana said...

sa shum te prekin akoma keto shkrime...
good one Belle.

eni said...

flm e dashur per kete! gezuar dhe nje here!

Amour Monde said...

Kush i lum e kush i gjorë

Kanë zbritur mun në Vlorë,
Gezuar Festen
te gjitheve :)

belle_fleur said...

Gezuar Shqiptare!

Krasta Krau said...

Shume e bukur...
Thonë, vet-i-njëstetetë-

Rrofsh moj Shqipëri përjetë !!

tropoja said...

Shume e arrire Belle, teresisht origjinale ne shprehje per nje teme aq te lakuar nga leteresia shqiptare qe ne kohen e rilindjes e ndoshta edhe me pare...