Sunday, December 30, 2007

Kartoline nga New Yorku!!!



Nga gradecelat e Manhattani-t
me Atlantikun perkarshi
ju uroj nga zemra
Gezuar Vitin e Ri!!!

Gezuar Vitin e Ri 2008!!! Qofte viti i realizimeve, deshirave dhe endrrave tuaja ne cdo drejtim te jetes tuaj!

Uroj qe ky vit te jete sa me i begate dhe sa me i sukseshem per gjithsecilin prej jush!

GEZUAR NGA ZEMRA!!!

Thursday, December 27, 2007

Nata e Krishtlindjeve














Naten e Krishtlindjeve e festova me disa miq te mite ne nje pub. Kisha degjuar qe kishte ardhur Ardit Gjebrea dhe disa kengetare te tjere per te festuar mes shqiptaresh festat e fundvitit. Ishte dicka spontane. Nuk kisha vendosur te shkoja asgjekundi ate dite pervec se te qendroja ne shtepi dhe te relaksohesha pas nje dite pune. Mirepo, nje telefonate ma ngre mendjen dhe zeri nga ana tjeter me thote, hajde mos rri mbyllur brenda. Isha betuar para dy vjetesh qe nuk do shkoja me ne party shqiptare, jo se nuk me pelqen te gezoj dhe te argetohem mes shqiptaresh, perkundrazi behet qejf. Por, edhe pse jetojne prej vitesh larg Shqiperise, kur je ne mesin e tyre sillen me keq se atdhe, sepse fjalet ofenduese nuk mungojne, rradha e gjate per te pare nje kengetar shqiptar jane acarim nervash, pa harruar te ftohtin, dhe ne fund edhe zenkat qe jane te pranishme pothuajse cdo here qe do kete mbledhje te ketij lloji.
Fatmiresisht nuk prita shume gjate per te hyre brenda, fale disa miqve te mi qe kishin pritur radhen perpara meje. Pjesmarrja ishte e perzier. Nje pjese e mire ishte nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe tjetra nga Shqiperia. Ne okazione te tilla shqiptaret e te gjitha trojeve e gjejne gjuhen dhe mundohen te argetohen sa me shume duke lene ndryshimet menjane. Ne keto "evente" pikas njerez te ndryshem, edhe pse shumica jane te rinj te cilet mundohen te jene prezent sepse ne keto raste do shkembehen me gocat e bukura shqiptare, te cilat bien ne sy qe nga rregullimi i flokeve, make up, parfumi qe te ze hundet, minifundet e shkurtra dhe sandalet qe i kane veshur ne nje nate te ftohte dimri. Tek prisja ne radhe, nje cift pellumbash:) Djali kishte lene xhupin ne makine dhe kishte dale me nje kemishe te holle dhe po dridhej nga i ftohti, dhe i thoshte goces "eja me prane", goca i thoshte "s'kam ku te shkoj, hajde ti ketu se kam ftohte" . Me vinte te qeshja kur degjova keto copeza bisedash, por me shume po qeshja me faktin qe keta te rinj jane kail te marrin nje plevit vetem e vetem qe te duken sa me mire perballe moshatareve te tyre, vetem e vetem qe te jene sa me "cool & trendy":))

Gjithsesi, party kaloi me se miri. Per cudine time u kenaqa me shume se heret e tjera. Kengetaret e ardhur nga atdheu e bene publikun per vete me kenget dhe prezencen e tyre. Valbona Mema me repertorin e muzikes popullore i beri shqiptaret te lidhnin duart e t'ja merrnin valles shtruar. Muzika popullore e Shqiperise se mesme nuk le njeri pa u perdredhur e tundur belin, sidomos kur ne sfond ke muzike si "Tate du fustan, ta ble tata per bajram", apo dhe "napoloni" qe eshte bere si himni dasmor qe luhet ne cdo dasem shqiptare, edhe pse aty s'po martohej njeri.
Pas Valbones, ne skene hyn Ardit Gjebrea. Nuk e di per ju, por per mua mbetet nje nga kengetaret shqiptare qe me ben per vete me zerin e tij, me muziken e tij dhe karizma e tij qe e con publikun ne kembe. Repertori i tij eshte dhe do mbetet i njohur per cdo shqiptar qe jeton brenda dhe jashte atdheut. Kenget e Arditit shoqeroheshin mjaft mire prej nesh te cilet kendonim me aq zell, si p.sh. "ketu s'do jem do jem larguar", "moj e bukura more", "xhixhile", "lulebore", dhe "ja ku jam". Me te vertete u kenaqa. Ndoshta, po te mos kishte qene Arditi s'do kisha marre pjese ne kete party.

Sunday, December 23, 2007

Gezuar!!


GEZUAR KRISHTLINDJET!

Ju uroj nga zemra qe Zoti t'ju bekoje te gjitheve ne familjet tuaja duke ju sjelle sa me shume shendet, harmoni, dashuri dhe paqe!


I pray you’ll be our eyes
And watch us where we go
And help us to be wise
In times when we don’t know

Let this be our prayer
As we go our way
Lead us to a place
Guide us with your grace
To a place where we’ll be safe
La luce che to dai

I pray we’ll find your light
Nel cuore restero
And hold it in our hearts
A ricordarchi che
When stars go out each night
L’eterna stella sei
Nella mia preghiera
Let this be our prayer
Quanta fede c’e
When shadows fill our day
Lead us to a place
Guide us with your grace

Give us faith so we’ll be safe.
Sognamo un mondo senza piu violenza

Un mondo di giustizia e di speranza
Ognuno dia la mano al suo vicino
Simbolo di pace e di fraternita

La forza che ci dai
We ask that life be kind
E’il desiderio che
And watch us from above
Ognuno trovi amore
We hope each soul will find
Intorno e dentro a se
Another soul to love

Let this be our prayer
Let this be our prayer
Just like every child
Just like every child

Needs to find a place,
Guide us with your grace
Give us faith so we’ll be safe
E la fede che
Hai acceso in noi
Sento che ci salvera

Friday, December 21, 2007

Wish You Were Here - Pink Floyd

Dedikuar D.M. - Te pershendes!

So, so you think you can tell Heaven from Hell,
blue skies from pain.
Can you tell a green field from a cold steel rail?
A smile from a veil?
Do you think you can tell?
And did they get you to trade your heroes for ghosts?
Hot ashes for trees?
Hot air for a cool breeze?
Cold comfort for change?
And did you exchange a walk on part in the war for a lead role in a cage?
How I wish, how I wish you were here.
We're just two lost souls swimming in a fish bowl, year after year,
Running over the same old ground.
What have you found? The same old fears.
Wish you were here.

Wednesday, December 19, 2007

Thenia e dites - Marcus Aurelius

He who lives in harmony with himself lives in harmony with the universe!!!

Kush jeton ne harmoni me veten, jeton ne harmoni me universin!!!

Monday, December 17, 2007

Per adhuruesit e Robert Burns

Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
S'me ndahet ne udhetim.

Kjo bukuri mbi gjitha mbetet,
Asgje mbi dhe s'e tund,
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund.

Nuk thahen detet, zemra ime,
Graniti nuk firon,
Nuk ndalet rera ne udhetime,
Se rera vec vrapon...

Mbec me shendet, per ty ngre goten,
Mos u merzit, o shpirt!
Sikur ta bredh me kembe token,
Te gjej, por vetem prit!

Perktheu: Dritero Agolli

Wednesday, December 12, 2007

Balade Qytetse


Mbrame
qiella dhe hyjt e vrame
nje ngjarje te trishtueme pane:
Hije...jo! - por nje grue
me fytyre te zbehte edhe me sy
te zez si jeta e saj,
me buze te vyshkuna ne vaj
me plage ne gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt te grisun,
me hije grueje
nje kens keso bote,
nje fantom uje
vallzonte valle ne rruge te madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambe te zbathun,
me zemer te plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me floke te thime,
me ndjesi te ngrime.
(Dikur,
kur gjijt' e saj me kreni
shpertheheshin n'arome,
kur ish e njome -
atehere e dashunojshin shume zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e cmendun
ne rrugat e qytetit tone,
nje jete e fikun, nje jete e shterun,
shpirt i molisur, zemer e therun,
nje za vorri, nje jehone
qe vallson naten vone
neper rruget e qytetit tone.

Balada e mjerimit vazhdon te ekzistoje edhe sot ne shek 21-te. me shume se kurre. Kete poeme te shkruar shume kohe me pare nga Migjeni, ja kushtoj gruas qe pashe para dy neteve ne nje rrugice te New Yorkut, nje femre qe dridhej nga i ftohti, mbeshtjelle ne batanije te holle, dhe me sytet qe i lotonin papushim. Syte e saj, te dridhurat e saja, po me shoqerojne keto dite festash. Do doja qe te beja dicka me shume se t'i jepja pak para qe as do ja ndryshojne realitetin e saj te hidhur. Ndjehem e pafuqishme perballe nje realiteti kaq te pameshirshem:(

Sunday, December 9, 2007

Un attimo di pace


Oggi io non ho propria voglia
di vedere gente intorno
chiudi tutte le porte
Oggi dico no a tutti chi mi imbroglia
a chi manovra ogni giorno
verita capovolte.
Me ne sto
qui da sole con te
il pericole che c'e
lo terremo a distanza.
Me ne sto
qui da solo con te
voglio farlo prima che
il ciello crolli sulla stanza
Fammi respirare solo un attimo di pace
questo sorso di aria pura finche c'e
voglio dedicarmi solo
agli affeti a me piu cari
specialmente se si tratta di te.
Fammi asapporare questo attimo di pace
per sentirlo fino in fondo dentro me
oggi che anche i sogni atterrano
e chiudonon le ali
perche il tempo di volare non e
non e
Vista le citta dalla collina
sembra un gigantesco flipper
con tutte quelli luci
anche se
questo un gioco non e
le palline siamo noi
schizzatte in una folle danza.
Fammi respirare solo un attimo di pace
questo sorso di aria pura finche c'e
voglio dedicarmi solo
agli affetti a me piu cari
specialmente se si tratta di te.
Fammi assaporare questo attimo di pace
ed ad ogni guerra che anche tu non vuoi
dalle raffiche di immagini
e spargimenti vari
di inchiostro velenoso intorno a noi
ooohh no.
Un momento cosi
chissa quando poi tornera
Un momento cosi
io vorrei davvero
fosse la normalita
Fammi respirare solo un attimo di pace
questo sorso di aria pura finche c'e
vogli dedicarmi solo
agli affeti a me piu cari
specialmente se si trata di te.
Fammi assaporare questo attimo di pace
per sentirlo fino in fondo dentro me
oggi che anche i sogni atterrano
e chiudono le ali
perche dentro il tempo di volare non e
non e
non e...

Thursday, December 6, 2007

Prape me detyra shpie.... nga Energize-it

1. Interesa: Njerzit, librat, muzika, kercimi, fotografia, etj, etj....

2. Cfare vendi?: New York, Francen e kam enderr!

3. Cfare dashuroj? Jeten ne teresi...

4. Gjeja me e bukur: Sa here qe udhetoj drejt nje vendi te ri.

5. Cfare veshtiresish ju mundojne? - Pamundesia per t'i qene njerzve te mi me te dashur prane sa here qe ata kane nevoje per mua dhe une per ata.

6. Cfare lloj personi jeni? - Allasoj:))

7. Nje pjese e rendesishme e jetes suaj? - Cdo gje qe arrij te bej, qofshin gjera te medha apo te vogla. Me e rendesishmja eshte qe bej dicka ne cdo cast te jetes sime!



Stafeten ja kaloj me perzemersi Edrus, Gamorit Ateist & Banes.

Merita per perkthim: Akullnajes

Sunday, December 2, 2007

Duke kujtuar Ali Asllanin


Nje veshtrim i arratisur
Nga qepallat i qendisur
Ku eshte shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thote ashtu-keshtu!
Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nate me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.
Dhe un' lus e kerkoj ty,
Ate vetull, ate sy!
Se ne syrin tend te zi
N'ate sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si nje prush ne re kur muget!

Saturday, December 1, 2007

Amstel, se keshtu me pelqen!