Saturday, March 22, 2008

Atdheu - Artan Gj. Hasani

ATDHEU (pa taboo) poemë-ese

Flasim për Atdheun,
luftojmë për Atdheun,
qajmë për Atdheun,
mburremi për Atdheun,
vritemi për Atdheun,
kujdes Atdheun,
amanet Atdheun!
C'hipokrizi të harrosh vetveten,
atdheun më të parë,
të vetmin që është vertetë
i YNI.!
Të flasim për të,
të luftojmë për të,
të qajmë për të,
të vritemi për të,
të mburremi për të,
të turpërohemi për të,
se është i vetmi Atdhe
i YNI
që sa pak i ngjan atij tjetrit,
ATDHEUT me gërma kapitale,
atij që askush
nuk mund t'ia shtojë apo heqë
lavdinë dhe madhështinë.
Përse t'ia shtojnë?
Përse t'ia heqin?
Përse u dashka patjetër
të bëjmë dicka për të?
Fundja,c'bën ai
kur ne lindim,jetojmë,vdesim,
në gëzimin tonë,
në fatkeqësinë tonë,
në lotin tonë,
në brengën tonë???
A ia ka parë kush lotët Atdheut?
ATDHEU.
A nuk jetojmë në të njëjtin Atdhe
bashkë me miliona batakcinj,vrasës,hajdutë?
A nuk themi fjalët më poshtëruese,
gënjeshtrat më të mëdha
në gjuhën e Tij?
A nuk bëhen të mirat dhe të këqijat,
nderimet dhe turpërimet
në emrin e tij?
A nuk e valvisin cdo ditë flamurin e Tij
edhe duar të ndyra predikuesish të paskrupullt
që flasin në emër të Tij?
ATDHEU.
Flamuri i përket atij.
Na përket edhe neve.
Por ne jemi
unë,ti,lypësi,mësuesi,prifti,kurva,gjykatësi,dikta torët,
vrasësit,bankierët,kopilat,murgeshat,heronjtë,pija necët,hajdutët,virgjëreshat,ushtarët,policët dhe poetët…
Të gjithë njëzëri themi:
ATDHEU !
Cili vrasës s'e ka kënduar Himnin Kombëtar?
Më mirë se kushdo e këndojnë diktatorët.
ATDHEU.
Kush do të më tregojë c'është Atdheu?
Dheu i atit?
I gjyshit apo i stërgjyshit?
E c'di Atdheu për ta,
për timin a tëndin fjala vjen?
ATDHEU është egoist
më shumë se një fëmijë i përkëdhelur.
dhuroji Atij jetën tënde,
përkëdheljen tënde,
dashurinë tënde,
pasurinë tënde,
besën tënde
e ATDHEU s'do të të harrojë.
Falja batakciut më të ndyrë të gjitha,
edhe jetën tënde
e natyrisht
edhe ai s'do të të harrojë kurrë.
ATDHE
Të nëpërkëmbën,
ATDHE
Të poshtëruan,
ATDHE
Të zbardhëm faqen,
ATDHE
Të lartësuam!
C'gjepura!
C'fjalë boshe!
Njerëz dhe njerucër!
Kur do ta kuptoni se ATDHEU
bën pa virtutin tonë
po aq sa edhe pa vesin tonë?
Kur vdiqët,ju vranë,ju përdhunuan,
kur nënat qanin mbi varret tuaja
a vdiq ATDHEU?
ATDHEU është i pavdekshëm
si cdo gjë pa jetë.
Ata që lindin,
lindin në Atdhe.
Ata që vranë,
vranë në Atdhe.
Ata që u vranë,
u vranë në Atdhe.
Teli me gjëmba
rrethoi në Atdhe.
Lulet që celin,
celin në Atdhe.
Edhe ato që vyshken,
vyshken në Atdhe.
Në Atdhe luhet komedia
e njerëzit qeshin të lumtur.
Në Atdhe luhet tragjedia
e njerëzit fshijnë lotë të hidhur.
Në Atdhe luhet edhe drama
e njerëzit s'dinë të qeshin a të qajnë.
A iu kujtua ndonjërit Atdheu,
ndërsa bënte dashuri,
martohej a divorcohej,
pronësohej a shpronësohej,
varfërohej a pasurohej,
vritej a vriste,
lindëte a vdiste?
E kujtoj ATDHEUN kur në caste delirante
e pandeh veten hero.
Më pas,
si pas cdo deliri,
qesh si i marrë,
qaj si i cmëndur.
ATDHEU.
Brodha nëpër botë dhe kudo njerëzit ngritën supet,
kur dëgjuan emrin e Tij.
Brodha nëpër Atdheun tim e kudo njerëzit ngritën supet
kur dëgjuan emrin tim.
Brodha nëpër VETVETEN time e kudo vrava e më vranë,
dashurova e më dashuruan, mallkova e më mallkuan,
përkëdhela e më përkëdhelën, fala e më falën,
urreva e më urryen, por më njohën.
Më thanë "JE TI!".
ATDHEU.
Kujt duhet t'i krenohemi me emrin e Tij?
E c'vlen krenaria, për sa kohë nuk e dimë pse duhet
D-O-M-O-S-D-O-SH-M-E-R-ISH-T
të jemi krenarë???
ATDHEU.
Ne dimë të vrasim.
Të na vrasin.
Të vetvritemi.
Dimë edhe të varrosim të vrarët.
Dhe vetveten.
ATDHEU.
Cdo cast i dhurojmë
gropa të reja,
solemnisht i quajmë varre
që më pas të krenohemi me to.
Ne s'dimë të dhurojmë jetë.
Vdekje po.
A thua jemi lindur të vdekur
për t'u mburrur gjithmonë
me të rënët,
me të vrarët,
me të vdekurit?
ATDHEU u lodh nga vdekjet tona.
U neverit.
U ngrit e u largua
nga ceremonia jonë e përjetshme
mortore.
Teksa kazma grryen trupin e tij,
teksa duart shkulin lule nga trupi i Tij,
oh sa lehtë Ai rikuperohet,
rigjenerohet
nga skeletët tanë të bujshëm.
Vetmohimi.
Kjo fjalë e shkruar keq
në memorjen e kohës.
Gjer kur, gjer kur?
E mohuam veten me gjithë c'kishim
e pastaj ia falëm ATDHEUT
atë cka mbeti prej saj.
Më pas ,të tjerë vetmohues
me lopata vetmohuese në duar
nxituan drejt
vetmohimeve të reja.
ATDHEU
Ka origjinalin e tij
të papërsëritshëm,
të paprekshëm
dhe miliona kopje të keqpërdorura
si fotografi porno
në xhep të ushtarit
që i mburret shokut:
"E sheh këtë?
à eshtë dashnorja ime!"
Politikanët zihen për kopjet e Tij
se edhe ata janë ushtarë,
natyrisht,
masturbues publikë të ATDHEUT kopje.
ATDHEU.
Në radiografinë e Tij
duken vec skeletët tanë
me një gjurmë të zezë në gjoks
aty ku mund të ishte zemra jonë e vetmohuar
ose vendi ku ne vetvritemi
aq natyrshëm nga thika vrastare
e kohës së humbur
në kërkim të
madhështisë së varreve-
-ideali ynë i përjetshëm,
kolera jonë e pashërueshme-
varret tona-
argumenti ynë
në Gjyqin e Fundit.
Virtytet e ATDHEUT.
(ATDHEU nuk ka vese).
Megjithatë, o burra, të luftojmë që ATDHEU të jetë
krenar, mburracak, mospërfillës, egoist,
i fuqishëm, kokëfortë, i pari në cdo gjë,
më i miri, më i bukuri, më i mëncuri, më i përsosuri.
(A ekzistoka përsosmëria, do të pyesë një nxënës mësuesen e biologjisë).
Vishjani këto tipare një njeriu dhe do të shihni
sa i ftohtë do t'ju duket,
se si ftohtësia e tij do t'ua ngrijë buzëqeshjen.
Sa gabim!
Le të flasin të tjerët për ATDHEUN tonë në gjuhët e tyre
e ne për të tjerë ATDHE në gjuhën tonë…
ATDHEU është vertetë i dashur vetëm
në mitologjinë e Mergimit,
një yll që sa më larg t'i qëndrosh
aq më i bukur duket.
Zoti kurrë nuk na fal bashkë me jetën edhe ATDHEUN,
këtë copë të rastësishme dheu,
por na fal vetveten tonë.
Një copë dhe dhe hija jonë mbi të.
Aty cdo cast jeton dhe vdes
nderi, vesi, dashuria, urrejtja, lulja, thika, epshi, mëria,
mirënjohja, mosmirënjohja, besa, gënjeshtra, miqësia, armiqësia.
Aty jemi ne –njerëzit.
Pastaj është dheu.
C'rëndësi ka që fëmijët tanë do ta quajnë
atë copëz dheu ATDHE?
C'dinë ata për ne?
Po ti për mua?
Cdo njeriu një copë dhe,
cdo cope dheu-një njeri.
ATDHEU MERITOHET!
A JEMI TE DENJE PER TE???
..............................................
Në varrimin e tim eti dikush përmëndi ATDHEUN
e mes lotëve qesha:
Për herë të parë babai im po merrte një copë ATDHE me vete.
ATDHE me një copë më pak!
Hipokrizi.
DERI KUR?

30 comments:

doracouture said...

Belle-fleur ne momentin e duhur,eshte poezia qe gjithe shqiparet kudo qe jane kendojne pa ze me vetveten,eshte himni qe i shoqeron cdo mengjes kur pergatiten per te dale,kur ballafaqohen me te perditshmet,kur vijne lajme te "mira"dhe te keqia nga media,vetem se Hasani e ka shprehur ne menyre te mrekullueshme.Flm Belle-fleur nga Dora

Toni Milaqi said...
This post has been removed by the author.
Ervivi said...

ua, me paska dal nje kushuri i pa njohur....
sikur ta dija qe ishim poet ne shpirt (thelle, thelle....shume thelle nesh mnjf)

belle_fleur said...

Dora, kjo poezi me duket sikur flet te verteten per situaten qe perballet sot vendi yne. Me vjen mire qe identifikohesh me kete poezi.

Toni Milaqi, mireserdhet ne kete blog. Artani eshte nje artist i fuqishem me penen e tij, dhe shpreh mjaft bukur mendime qofshin ato lirike dashurie apo si dhe poezia qe kam sjelle ketu qe shpreh ate dufin e tij per vendin.

Ervivi, nese ai eshte kusheriri yt, atehere del qe ti je kusherira ime:PP

Fundjave te kendshme!

meditime-pershtypje said...

Sado qe nuk jam mire shendeterisht,(pleqeri,moj kercure/tinezisht poshte me vure/)tek kjo poezi mjaft e bukur(e ritheksoj:mjaft e bukur!)sikur u perteriva;m'u largua,per nje cast,semundja dhe sikur mora forca.S'kam si mos te te falenderoj ty qe e vure ne blog dhe autorin ,njeheresh.Te tilla krijime kane vlera dhe,shpesh,jane te varfera fjalet.
Perparim Hysi,22 mars 2008

meditime-pershtypje said...
This post has been removed by a blog administrator.
belle_fleur said...

Pershendetje Papi, flm qe gjen kohen dhe kalon nga keto ane. Gezohem qe poezia e autorit A.H. te ka pelqyer dhe ndan te njejtin mendim si mua qe ky krijim ka vlera.

Kalofsh mire dhe te shkuara!

GOMARI ATEIST said...

"një yll që sa më larg t'i qëndrosh
aq më i bukur duket."


Shume mekanike si poeme!!!eshte kaq e shperndare sa lexuesi nuk di ke kordinate te ndjeke qe te kape fillin e shtjellimit,sepse aty ku nis e thur nje rrjedhe komunikimi me poemen i duhet te rinise nga fillimi!!!

emigrant said...

FLM, belle! Whisperit duhet me i lexu krijimtarine, duhet me e njoft, sepse po bindem qe ja vlen!
Vjersha Atdheu rocks! Thanks, BF!!!

belle_fleur said...

Dritan, ndoshta eshte ashtu sic thua ti, por mua me pelqen ai shtjellimi qe i ben autori kesaj poezie, duke filluar nga nje gje e re qe i mungon apo ja shtojme atdheut.

EM, kur te gjesh kohe lexoje sepse ka gjera te bukura (per mendimin tim), mgjth kur ta lexosh me thuaj nese kam te drejte.

Kalofshi nje fundjave te bukur!

tropoja said...

Poeme e bukur! E gjej veten aty, mes secilit varg, mes seciles fjale vecanerisht ne keto kohe! flm belle! Fundjave t`kandshme!

emigrant said...

Kapiten, nuk ndaj te njejtin mendim me ty per kete poezi. Pasi nje poezi nuk eshte nje plan konspekt me "bullet points". Keto i bejme ne neper komente, sidozot dhe ky ne vazhdim. :):)

Ja nje ndjekje e shpejte e temes:

- Duhet me dash veten qe te dush atdheun, thote Artani. Ka te drejte. Eshte menyra me e sigurte per atdhedashuri pa hile, pa patetizem dhe te qendrueshme. Ne nje fare kuptimi, atdheu fillon tek une dhe me pas te prona ime (e prekshme, e matshme me $, meter katror etj). Meqe ra fjala, s'di a e ke lexu pjesen "Sa toke i nevojitet nje njeriu", te L. Tolstoit.

http://www.online-literature.com/tolstoy/2738/

- Atdheu ka dicka konstante, si shpejtesia e drites, vazhdon autori. As i shton, as i heq dot gje. Ne paranteze ketu, nuk di a i ke ndjek ca komente te Peshku ne nje vjershe per atdheun dhe Gerdecin. Nje varg atje fliste per atdheun i cili thote "s'te dua me". Keqkuptim kolosal per mua. Atdheu nuk do; ai vetem duhet!!! Ne te zhgenjefte (sic ben kaq shpesh Shqiperia) kjo tregon qe ti s'e ke njoh mire ose atdheun, ose veten. Nuk eshte se "luajti" atdheu me te zhgenjy ty si person. Asnje nuk eshte aq i madh, sa atdheu te marri mundimin me e zhgenjy....

- Atdheu ka dicka nga koncepti "popull". Si tha ai boti: "o popull, sa gjera behen ne emrin tend!" Po keshtu edhe puna e atdheut. Eshte koncept lehtesisht i abuzueshem. Dhe njerezit abuzojne me te big time. Kjo eshte njera nga thembrat e Akilit per atdheun. E keqja: ata qe abuzojne me shume, ata i bien gjoksit me shume per atdheun.

- Atdheu ka dicka nga nje shenjteri! Te kujton pak nene Terezen. Sa here harrojme ne qe jemi ne qe kemi nevoje per te, dhe jo anasjelltas!

- Atdheu si nocion abstrakt dhe "pa jete" behet me i ngjashem me qenien tende. Ti je atdheu. Eshte (prape) ceshtje perceptimi.
Duke qene e tille, atdheu si koncept behet vulnerabel, sepse merr mbi shpine gjithe dobesite tona. Eshte nje moment demistifikimi ky, por qe autori e arrin suksesshem pa ate llojin pervers dhe nihilist te demistifikimit, qe ti i dashur kapiten, e di me mire se kushdo, pasi kemi folur me pare per kete gje. Me kete lloj cmitizimi te atdheut une per vete nuk kam asnje lloj problemi!

- Lexo kete:

ATDHEU
Ka origjinalin e tij
të papërsëritshëm,
të paprekshëm
dhe miliona kopje të keqpërdorura
si fotografi porno
në xhep të ushtarit
që i mburret shokut:
"E sheh këtë?
është dashnorja ime!"
Politikanët zihen për kopjet e Tij
se edhe ata janë ushtarë,
natyrisht,
masturbues publikë të ATDHEUT kopje.

NO COMMENT!!!! Damn, he's really good here, isn't he!!!

Si dhe:

ATDHEU MERITOHET!
A JEMI TE DENJE PER TE???


Te pershendes, kapiteni im!

GOMARI ATEIST said...

EM...degjo Bro...
ti mire i thua gjerat,por vetem fjala atdhe dhe ai vargu qe kam vecu' e kane percjelle mesazhin tek une.nuk ka qene e nevojshme me teper!!!kur te te shuhet gjendja tronditese e ketyre diteve rilexoje poezine dhe do te te mbetet fundi i poezise ne mendje...

"Në varrimin e tim eti dikush përmëndi ATDHEUN
e mes lotëve qesha:
Për herë të parë babai im po merrte një copë ATDHE me vete.
ATDHE me një copë më pak!"

Amour Monde said...

belle,nuk kam koh te lexoj por per te pershendetur po kaloj keteja
au revoir ;)

losttext said...

"ca komente te Peshku ne nje vjershe per atdheun dhe Gerdecin. Nje varg atje fliste per atdheun i cili thote "s'te dua me". Keqkuptim kolosal per mua. Atdheu nuk do; ai vetem duhet!!! Ne te zhgenjefte (sic ben kaq shpesh Shqiperia) kjo tregon qe ti s'e ke njoh mire ose atdheun, ose veten."

Cimo, me beri pershtypje ky pasazh i thene prej teje, me shume per faktin se, e para, mua vete s`ma kishe thene qe e paske pare keshtu poezine time, dhe e dyta, do me dukej vetem 'fair' qe rezerva te ketij lloji te ndahen aty ku kane dhe vendin, dhe jo me spond.

Nese pranojme a priori qe atdheu edhe 'te zhgenjen,' pse t`u dukerka e papranueshme (ty, mbi gjithe te tjeret!) qe atdheu te te thote 's`te dua me!'?

Sigurisht, ne poezine time, memedheu eshte ne simbioze me nje te dashur te shtrenjte, te duruar, e cila ne piken e saturimit te atij durimi rezervon te drejten e shperthimit dhe revoltes, pikerisht ndaj verberise sone, ose per te perifrazuar fjalet e tua, ndaj nesh "qe s`e kemi njohur akoma mire veten."

Personifikimi i memedheut ne poezine time eshte bere per arsye letrare, njekah me ato kuptimore, dhe ti me shume se te tjeret duhet ta dish ose ta ndjesh ate gje; afermendsh, une e di qe atdheu nuk thote "s`te dua me!" sepse eshte shuma e jone e perbashket ngado qe jemi shperhapur, dhe vetvetes nuk i themi dot ashtu...

Poezine e Gjyzelit e lexova me shume se nje here. Pervec 'raw feeling' e ndonje vendi tek tuk (flas nga ana letrare), m`u duk e sterzgjatur, ne nje kohe qe mund te ishte me koncize (ndoshta ky eshte problemi im, qe nuk arrij te shoh me shume gjera ne te). Ne keto lloj poezish eshte gjithnje veshtire te evitosh notat e patetizmit - megjithese ne, te prekur sic jemi nga tragjedia dhe hijet e pasigurise qe vertiten pas saj, jemi te prirur te pelqejme ate qe na ngushellon.

Ja te degjofsha zerin e mire, bro.

Cinderella said...

Shume predikues ky shkrim, dhe kontradiktues. Megjithate mendjen e hapa, e lexova te teren poezi, por opinion nuk ndryshova.
Atdheun e bejme ne, atdheut i japim emer ne.
E cfare se njerezit kur degjuan emrin e atdheut ngriten supet? Nqs autori dashka qe emri i atdheut te njihet (qe te njihesh duhet te jesh i vecante ne ndonje aspekt, etja per njohje tregon etje per krenari!) atehere perse pena e tij rrjedh sarkazem kur flet per perpjekjet te sinqerta te nje populli per tu bere me te mire? Apo ne, nuk meritojme as te perpiqemi...se jemi populli i pare imperfekt qe ka njohur bota?

Keto vargje per shembull:
"ATDHEU është vertetë i dashur vetëm
në mitologjinë e Mergimit"

Me te vertete? Po psiqika njerezore e tipit "nuk ia kuptoj vleren dickaje deri sa e humb" nuk luan rol? Ne mitologjine e mergimit behet jo vetem Atdheu i denje per piedestal, por Nena, Babai, Motra, Vellai,plaka e lagjes, shitesja ne kiosken poshte pallatit, te cilet mbase si meriton, ose te cilet mbase nuk jane perfekt...ashtu si Atdheu dhe ata.

Nder te tjera, Yeats ka thene "Separate the dancer from the dance."

E megjithate, shkrim provokues.

Anonymous said...

vetem predikuese nuk me duket kjo poeme.dogmat predikohen dhe une nnuk shoh asnje dogme te kjo poema. perkundrazi mua me duket shume antipredikuese,antidogme, antishabllon e antiklishe.
predikim klisheje mendoj se eshte kjo qe u tha me lart:
"Ne mitologjine e mergimit behet jo vetem Atdheu i denje per piedestal, por Nena, Babai, Motra, Vellai,plaka e lagjes, shitesja ne kiosken poshte pallatit,".
dakort qe eshte provokues, por nuk mendoj se per faj te atij qe e ka shkruar por per faj te atyre qe nuk dine ta lexojne dhe qe shkepusin vargje nga konteksi i plote a thua se poezia eshte artikull gazete.
kjo eshte nje poeme e pameshirshme dashurie per atdheun.

GOMARI ATEIST said...

Atdheu vetem ne gjendje rrevolte eshte i tille si kjo poeme se dikush qe do atdheun e tij e don ashtu sic eshte,ne te mirat dhe ne te keqiat e tij,atdheut dmthne.

Anonim...besome nje artikull gazete do e lexoje me me deshire.per vete fakktin se neser do pergenjeshtrohej.jo per gje tjeter.ndersa kjo poeme qe ti e quan "te pameshirshme dashurie per atdheun" nuk mund te lexohet kurre si nje artikull i nje gazete,por edhe pse nuk ka te beje fare me te tille,thene kaq gjaaaaaaaaaate,ka fatin te vetvritet vetvetiu!!!

nuk e di ne do e kuptoje se te vecosh ca vargje eshte ndoshta dhe tu japesh te kuptosh te tjereve qe,pervec te teres kjo poezi ka dhe pika kulminante....here tjeter te lexosh me shume poezi se sa artikuj gazete.
personalisht lexoj gazeten e sportit,qe te mos ngaterroj gjerat!!!

Belle te perqafoj!!!

Djalli e mori dmth-ne i dhame kohes fytyren tone-te shqiptarit-nuk ka mundesi kurre ta urrej.me dhemb shpirti kur e mendoj.me dhemb shpirti kur mendoj veten si nje qen qe ka futur bishin nder shale dhe e ka braktisur me mundesine me te pare.e si mund ta gjykoj une,vecse te shpresoj qe te mos me mohoje pse une pervecse e braktisa,po dua dhe ti cjerr syte!!!
atdheu eshte NENA,BABAI,MOTRA,VELLAI.ATDHEU ESHTE GJITHE NJEREZIT QE I DUA E U DUA TE MIREN.QE ME DUAN E ME DUAN TE MIREN.ATDHEU IM NUK ESHTE KURRE AI QE PERSHKRUHET NE POEME!
E ATDHEU NUK MUND TE JETE DOGME!!!

Anonymous said...

ti gomari ateist e lexove cfare kisha shkruar apo ke nevoje ta rilexosh qe te kuptosh se me je referuar kot ne lidhje me "leximin si gazete te kesaj poeme"???
une thashe dhe nenkuptova qarte qe kete poeme e lexojne si gazete ata qe nxjerrin fjalite nga konteksti i tere poemes e cila per mendimin tim eshte nje dhe e pandare nga fillimi ne fund besnike e te njejtes logjike dhe ide artistike...
Sa per ate qe atdheu yt ndryshon shume nga ky atdheu i ketij tjetrit te kesaj poemes kjo eshte ceshtje kendveshtrimesh te gjithesecilit.
Valle mendon ti se autori ne kete poeme nuk shpreh dashurine e tij per atdheun? Perkundrazi, duke e rilexuar do kuptosh qe eshte sic thashe une me siper, nje poeme e pameshirshme dashurie per atdheun,me nje mesazh te qarte: Po nuk ishe i vlefshem per vetem tende si njeri, nuk mund te jesh i vlefshem as si shqiptar, dhe nje shqiptar i pavlefshem nuk ka se cfare i duhet Shqiperise. nuk mjaftojne vetemburrjet dhe thirrjet patetike qe i ironizon me sarkazem autori qe ne fillim te poemes per te shprehur dashurine per Atdheun.je ti ai qe e ben te famshem, krenar atdheun dhe jo atdheu ty.pa ty,mua,ate tjetrin e te tjeret, pa shqiptarin e denje dhe te vlefshem, atdheu eshte vetem nje copez dhe dhe asgje me shume.
Kjo eshte poezia me anti-patetike dhe anti-klishe per atdheun qe kam lexuar ndonjehere!Poeme me kembet shume fort ne toke.

Cinderella said...

Ti anonim qe ke analizuar pergjigjen time, desha te te thoja se jo cdo ide anti-cliche, apo avant-garde duhet te vihet ne piedestal.
Shkrimi eshte predikues sepse autori po moralizon. Nuk eshte e thene qe predikimi te jete ndaj nje dogme konvencionale.
Le te jete "cliche" besimi im ndaj atdheut, une nuk do te ndryshoj mendim vetem sepse cliche-te sot nuk jane ne mode.

Atdheu eshte si familja, nuk do te doja kurre dy njerez te tjere si prinderit e mi vetem sepse ata kane me shume para, apo me japin me shume mundesi. Mund te kem respekt, por jo te njejten dashuri sic kam per at-dheun.
Le te jete dhe kjo analogji cliche, llogjika i jep vlere.


Kthehem perseri tek:
"një yll që sa më larg t'i qëndrosh
aq më i bukur duket."

Cdo yll i larget i jetes tone na duket me i bukur nga larg. Sa here e zen veten duke kujtuar ditet e femijerise e duke thene: "ehh, cfare kohe, cfare qejfi!"
E permenda dhe njehere qe eshte psiqika njerezore qe vepron keshtu, dhe nuk ndodh vetem me ndjenjat karshi atdheut.

Hajredin pasha. said...

Eshte shume interesante, dhe per te ardhur keq, fakti qe kur tre zihen monitorshikuesi habitet me degjenerimin qe merr muhabeti kur te gjithe duan racionin e tyre te drejtesise verbale.

Poezia ngelet poiesis, dhe si e tille e kritikueshme nga te gjithe.
Lereni gjithesecilit nje moment ngadhenjimi.

Poezi eshte e bukur dhe e forte.
Nga njera ane ngre ne qiell virtytin e folkut e nga ana tjeter rebelimin instiktiv te masave, te grumbullit, te plebeut te revoltuar.

Respekte!

GOMARI ATEIST said...

ANONIM
kuptoje drejte!!!po drejte ama...atdheun tim nuk e perbejne ata patetiket qe mburren...kjo eshte domethenia e atdheut dhe jo vetem si kendveshtrim.

lexo poezi lexo!

Cinderella said...

Hajredin Pasha...perse duhet te shuhen debatet? Kjo eshte e bukura e kesaj bote, qe jemi te ndryshem, dhe nepermjet debateve formojme opinione. Te jetonim te gjithe te izoluar ne mendime nuk do te ishte aq bukur. Personalisht, kenaqem kur debatoj, dhe respekt edhe per njeriun qe ka ide konfliktuese me te mijat. Kurrsesi nuk mund te pretendojme qe te mendojme te gjithe njesoj, por mbase mund te kuptojne njeri-tjetrin, e di ate shprehjen "I see where you're coming from..."
Respekte

Anonymous said...

Te me fale Belle e panjohur, por e respektuar per blogun e saj mikeprites qe detyrohem te replikoj me dike qe e meritoka plotesisht pseudonimin qe ka vene:
Une nuk e di se nga e gjejne kurajon disa njerez si gomari i mesiperm t'i japin urdhera dhe sugjerime ("lexo poezi" vetem e vetem se nuk u pelqen mendimi i tjetrit) nje te panjohuri.
Sigurisht une do vazhdoj te lexoj poezi, por jo gomarlleqe gomeresh aq me teper kur jane edhe ateiste.
Belle edhe nje here me fal per devijimin nga kjo teme komentesh poetike.

belle_fleur said...

Njerez, jeni te mirepritur te diskutoni ne kete teme per sa kohe qe do respektoni pikepamjet dhe ndryshimet e gjithesecilit qe shkruan ketu, pa rene dakord.

Per mua kjo poezi paraqet Atdheun me te miren dhe te keqijat e saj. Dikush me lart e krahasoi me prindrit dhe se nderron me asnje. Prindrit tane s'jane perfekte, ashtu si dhe atdheu yne nuk eshte perfekt, dhe nese ne e pranojme per ate qe eshte, good for us.

Nejse, njerez kudo qe jeni ju uroj miresi dhe sa me shume dashuri per njeri tjetrin edhe kur s'keni te njejten mendim:)

Gjithe te mirat!

GOMARI ATEIST said...

Anonim
t'marrte te ligat gomari ateist.
Degjo shok/shoqe,sikur ti lexosh komentet mire do kuptosh se nuk te udheroj,nuk kam pse,sepse cdo kush ndjek vetveten.komenti im ka te beje vetem me nje pasazh te gjithe komenteve te tua,ku thua-"per faj te atyre qe nuk dine ta lexojne dhe qe shkepusin vargje nga konteksi i plote a thua se poezia eshte artikull gazete."-
ngaqe me pelqen ti bej copash poezite si te jete ferra ime e preferuar,sikur me dogji miza nen kesule.kupton?vetem per kaq.
dhe po ta shikosh qarte dhe po te dush ta shikosh qarte do kuptosh se thelle thelle tek kjo poeme gjerat sterthuhen,qe fare mire mund ta perkthesh ose interpretosh si nje nevoje teknike per te qene me kompakte si poeme.dhe me duket se te kuptohet dicka e tille duhet te jesh pak gomar...kaq.

emigrant said...

Kapiten, jam me grip tani dhe nuk shkrukam dot gjate. Por mos e merr perpjekur, really. E di si e mendoj une kete pune: atdheun e duam megjithe gjerat negative (qe ky i joni i ka me ton, c'eshte e drejta). Asaj i them ne fakt dashuri tamam une; kur e do me gjithe te metat - nuk zhgenjehesh kurre... you know?

Jom me grip derqi e mori. Po do doja me fol me gjate.

Respekte gjithe diskutanteve! Until next!

PS Kapiten, e ke pare lirikat shqiptare (blogun e ri te belles)?

hajredin pasha said...

Une nuk e kam thene dicka te tille Cin-de-re-l-l-a. Une thashe qe kur te gjithe kerkojne te kene te drejte, muhabeti dhe diskutimi nuk eshte me konstruktivist por degjeneron ne "un thashe" , dhe "ti the" o "une doja te thoja"
Zoti me falte se po e bej dhe une nje gje te tille.....
diskutimet ishin me te lezetcem kur benin: nice, ose bukur, shume e bukur, .
Respekte belle!

whisper the real said...

Nuk e di nese mund te bej edhe une nje shenim ne kete teme si autor i poemes qe po diskutohet ketu...Ne pergjithesi autori e ka humbur te drejten e fjales sapo mbaron krijimin e tij dhe e publikon ate...por ne disa raste lind nevoja te nderhyje me ndonje sqarim kur sheh se keqinterpretimi nga lexuesit mund t'ia shtoje apo zbehe vleren krijimit te tij...
Ky eshte nje krijim i dhjetorit te vitit 1996 te cilin doja ta perfshija ne librin tim te pare ne ate vit, por Dritero Agolli qe do te shkruante parathenien e atij libri (dhe botuesi Spiro Dede) me sugjeruan te mos e perfshija kete poeme ne vellimin tim te pare poetik "Striptize ne shpirtin tim" (1996). Argumenti i tyre ishte pak a shume ky:"Eshte poeme e vecante per kendveshtrimin, por eshte e parakohshme per mentalitetin shqiptar ekzistues dhe per pasoje lehtesisht e keqkuptueshme nga lexuesi qe jo gjithmone eshte poet e qe jo gjithmone pranon kendveshtrimin e tjetrit".
Ne fakt vetem 2 muaj me vone realiteti shqiptar vertetoi teresisht materien e poemes me ate qe ndodhi ne vitin 97-te.
Lexova komentet ketu dhe gjej rastin t'i falenderoj te gjithe komentuesit pa perjashtim qe gjeten kohe secili sipas kendveshtrimit te vet te komentojne kete krijim. Te falenderoj shume edhe ty, e dashur Belle, qe e perfshive ne blogun tend kete poeme e ne mos gaboj ti je nga personat e pare (ndoshta i pari) qe e ke lexuar qe ne doreshkrim kete poeme 12 vjet me pare...
Kjo poeme nuk mendoj se ka mllef ndaj atdheut, (perkundrazi sic thote dikush ketu eshte poeme dashurie per Atdheun), por ka mllef dhe nerv ndaj bashkepatrioteve te mi,ndaj te gjitheve, ndaj meje, teje, atij,ketij, atij tjetrit atje me tutje, ndaj atyre qe ne Greqi ndrronin emrin, fene dhe kombesine per nje cope buke, ndaj atyre qe perdoren politiken si sharlatane duke folur ne emer te atdheut ne cdo rast, ndaj atyre qe sindromi i "njeriut te ri" i injektuar ne vitet e diktatures i tjetersoi deri ne humbjen totale te vleres njerezore, ndaj atyre qe u bene milionere brenda dites duke vjedhur e duke vrare, duke mbytur njerezit neper skafe e duke trafikuar varferine e Shqiperise rrugeve te botes, ndaj atyre njerezve te ndershem qe iu nenshtruan gojekycur dukurive te turpshme e te pandershme te tranzicionit te sterlodhshem postkomunist..Pra nje poeme ku une u drejtohesha te gjitheve pa perjashtim...ndergjegjes se secilit...Kush isha une? Mesia? Profeti? Sigurisht jo. Une isha nje emigrant qe kthehesha ne vendin tim pas disa vjetesh dhe deshmoja ate realitet qe pashe me te vene kemben ne Atdhe, nje realitet te pandershem e te turpshem per nje popull krenar e mburracak si ai i yni...per nje popull qe e mban veten si me te mirin ne bote...per nje popull qe nuk ka kurajon te drejtoje gishtin e fajit nga vetvetja, pikerisht sepse eshte mesuar te rrahe gjoksin e te mburret nga njera ane dhe te ule kurrizin e t'i nenshtrohet te keqes ne vazhdimesi nga ana tjeter,cilado qofte kjo e keqe, nje diktature vrasese apo nje tranzicion vrastar... nje paradoks absurd tipik per shqiptaret.
Pra sic thashe synoja t'i drejtohesha ashper dhe pa dorashka kesaj "vetvetje" te shqiptarit te tranzicionit...
Ne kete kuptim ky krijim nuk ka se si te jete "poetik" ne kuptimin e brishtesise qe normalisht nje poezi duhet te kete...sepse misioni i tij ne kete rast nuk eshte qe te emetoje ndjesi delikate e as te krijoje perjetime ngjyre roze te cilat mund t'i zbukurojne pasditen dikujt duke pire limonaten ne ballkon...
Nuk ka predikim ne kete krijim. Ka vetem nje ide baze te perseritur qellimshem me efektin "turjele" nga fillimi ne fund: Nese do te duash atdheun, duaj vetveten me pare.Dhe nga ajo ide burojne nenidete e tjera: Rapoti i individit me Atdheun e tij, raporti i atdheut tim me nje atdhe te huaj te dikujt tjeter, raporti i pavdekshmerise se atdheut dhe vdekshmerise se individit, raporti mes vlerave te verteta te cilat duhet t'i kerkojme brenda VETVETES dhe antivlerave masive e populiste per te cilat shpesh jemi mburrur dhe mburremi kolektivce ne kohe te ndryshme...raporti mes mitit kompleksiv te Atdheut dhe individit pa identitet...etj...
A eshte nje poeme e ashper? Po,mendoj se eshte e ashper. Pa anestezi dhe sigurisht dhemb.Por jo per fajin e autorit, e as te lexuesit sigurisht. Por per fajin tim, tendin, te atij e ketij tjetrit qe perbejme teresine e asaj fjales popull shqiptar...Populli nuk ka VETVETE, kurse individet duhet te kene...dhe sa me shpejt ta zbulojne kete vetvete aq me shpejt turma populiste kthehet ne popull te vetedijshem...
Nejse...personalisht nuk me pelqen kur autori shpjegon krijimin e vet dhe e quaj mangesi te krijimit te tij kur autori nis e shpjegon pse dhe si e shkruajti nje krijim letrar...
Mendoj se ne kete koment nuk bera (dhe nuk kisha si qellim te beja) aspak trajtimin artistik te kesaj poeme, pasi ajo eshte ceshtje gustosh letrare te secilit, por thjesht sqarova kendveshtrimin e autorit kur shkruajti kete poeme-ese...
Edhe njehere ju falenderoj qe jo vetem me lexuat...

me respekt, Artan Gj.Hasani

Bana said...

wow, pak me vonese ne leximin e gjith ketij diskutimi. Por bravo Artan Hasani, per poemen-ese, dhe per shpjegimin. Ishte kenaqesi gjithsesi.