Friday, May 30, 2008

10-të këngët italiane

Para disa ditësh po lexoja në blogun e Paditur për listën me 10-të këngët më të preferuara. Vendosa të sjell listën time me këngët dhe këngëtarët të cilët i dëgjoj herë pas here me shumë kënaqësi.

1. Giorgia - Di sole d'azzurro
2. Lucio Dalla - Caruso
3. Toto Cutugno - L'italiano
4. Riccardo Cocciante - Margherita
5. Adriano Celentano - Il ragazzo della via gluck
6. Andrea Bocelli & Giorgia - Vivo per lei
7. Domenico Modugno - Nel blu dipinto di blu
8. Eros Ramazzotti - Un attimo di pace
9. Biagio Antonacci - Quanto tempo e ancora
10.Giorgia - Strano il mio destino

17 comments:

edrus said...

Bellë, nuk e di nëse janë dhe të preferuarat e të të tjerëve këto, por unë në play-list in e fundit që kisha në karaoke, kisha këto këngë:
- Il tempo se ne va
- Figlio unico
- Teorema
- Si può dare di più
- Banane e Lampone (Morandi)
- Monamour (Giggi d'Alessio)
- Con il nastro rosa (Battisti)
- Il Vecchio frak
- Guarda che luna
- Nessuno mi puo giudicare
- Azzurro

P.s: Nqs nuk i ke më thuaj të ti dërgoj, se këto do jenë pjesë e repertorit që do të na ngjirë kur të mblidhemi ndonjëherë ;)

ELAIS said...

Pershendetje Belle!

Me pelqeu lista jote. me rikujtoi disa kenge qe i pata harruar.

:)

PS: del pinto duhet te jete dipinto=pikturuar, ngjyrosur, bojatisur

eni said...

vdes per Vivo per lei..

ndera Erosin e kam vdekje , nuk e di por nuk me pelqen.

cheers hon

Anonymous said...

Nje korrigjim i vogel:
"Nel blu dipinto di blu"

ET said...

10* Belle :)

belle_fleur said...

Edrus, kenget e listes tende jane te preferuara dhe per mua. Me thuaj kush e kendon Teorema, Nessuno mi puo giudicare?
Vetem te mblidhemi ne pa, ujin e zi kemi per ti nxjerre :)

Elais, me vjen mire qe disa nga kenget qe prura, t'u rikujtuan :)
p.s. flm per korrigjimin

Eni, eh edhe mua me pelqen shume ajo kenge. Ndoshta, ti duhet ta shikosh live Erosin dhe atehere ndryshon mendim :)

Anonymous, flm!

Et, rrofsh :)

e paditur said...

"Nessuno mi puo giudicare" nga Caterina Caselli, e ke ketu. Kengetare e rralle. Do te te kujtohet patjeter, Radio Tirana e jepte shpesh. Dhe nje tjeter kenge ishte ajo "Nell 2023", po Youtube ka nje version te dobet te Dalida. Ai i Casellit ka qene i mahnitshem.

Faleminderit Edrus per "Teorema", kisha vite pa e degjuar. E gjen dhe kete ne Youtube, kenduar nga nje kengetar i panjohur, Marco Ferradini.

Duket qe Giorgia eshte e preferuara jote. Ka ze te mrekullueshem. Megjithese, nese te pelqen Giorgia, dmth, qe je ca me e re ne moshe, dhe ske faj qe nuk njeh Casellin.

tropoja said...

3, 5, 6, dhe 7 ndodhen edhe ne listen time te kengeve italiane te preferuara.

ELAIS said...

nessuno mi puo giudicare- catarina casselli me duket apo jo ?

Edrus me "banane lampone" me kujtove programin "le ragazze di non'e' la RAI" dhe imitimet e tyre te kenges se Rita pavones "la pappa col pomodoro"

belle_fleur said...

e Paditur, Caselli mu kujtua sapo e degjova kengen. Mesa duket kisha nevoje per nje rifreskim te trurit:)
Giorgia, per mua eshte e mrekullueshme! Nuk me merzitet asnjehere!

Tropoja, gezohem mik qe ndajme pak a shume te njejtat liste muzikore :)

Elais, rrofsh:)

Shoqe, mendoje nje cik Edrusin duke e kenduar Banane lampone, dhe nje kor gardelinash nga pas qe e shoqerojne :)

edrus said...

Bellë, për autorët që më kërkoje ta kanë kthyer përgjigjen, vetëm se desha të të thoja që:
1- Nuk mban mënd "leksionet" që të japin më të mëdhenjtë :P (kam një post tek http://edrus.blogspot.com/2008/01/leksion-dashurie.html
2- Kënga që më pëlqen më tepër është ajo e Battistit (Con il nastro rosa)...Fantastikeeeeeeeeeeeeee!
3- Kënga që deri para ca kohësh e pëlqeja sepse ishte e Çelentanos, por që tani më dridhe leqet e këmbëve sa herë e këndoj është: Il tempo se ne va

Ndërsa nëse "Banane e lampone" e "Monamour" më kënaqin për ritmin, po aq kënaqem me "Vechio frac" e "Guarda la luna" për mallëngjimin që të japin...
dhe studio të thashë... mos bridh pishinave :P

belle_fleur said...

Edrus, ti harron qe une nuk ndjek keshilla/leksione dashurie:)

Kenget e Celentanos vertet te dredhin telat e shpirtit, ato kenge jane vertet te pavdekshme.

C'pishina mer dreq, jane foto te vjetra ato mos u genje kaq kollaj :P

E ëma e Zeqos said...

Po nënën do ta ftoni në atë mbledhjen tuaj mor u marrça nëna të ligat juve?

xheni said...

e veshtire te reduktohet muzika e mrekullushme italiane ne 10 kenge;duke i pranuar te gjitha ato do shtoja:
Mina-grande,grande,grande
De Crescenzo-ancora
M.Ranieri-perdere l'amore
M.Martini-almeno tu nell'universo
Giorgia-come saprei
A.Venditi-l'alta marea
DomBacky-imensità
L.battisti-pensieri e parole
De André-valzer d'amore
Zucchero-domenica etc,etc

N.Ago said...

Enzo Forever! :)

GOMARI ATEIST said...

Xheni njihemi gje bashke?;)jo per gje por pelqekemi pothuaj te njejtat kenge ku do shtoja
PIccolo grande amore.
Margherita
bella stronza-Marco Massini

Me vjen keq qe nuk njoh mire repertorin e Lucio Battistit.dhe ne pergjithesi nuk njoh shume gjera nga muzika italiane.

por gjithesesi nuk de e rendisja kurre tek kenget e prefruara ate ze tredhurin-Eros Ramazzoti.


"Teorema" rocks!!!

xheni said...

"gomari ateist" me ben shume per te qeshur ky pseudonim,gezohem qe paskemi te njejten shije,ne fakt nuk po çuditem shume qe Eros sqenka absolut,nganjehere ke frike ta pohosh kete gje para atyre qe e pelqejne!
"il mondo é bello perché è vario"