Tuesday, June 3, 2008

....

Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....
O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi!
Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.

18 comments:

Selfmaderadio said...

Belle,

ik dil perjashta. Dhe kerko ate ... syte i ka jeshile :D

ELAIS said...

Bukur!

belle_fleur said...

Self, eh ai iku nga syte kembet, te kujtohet? :)

Do kishte qene nje perfekt match :)


Elais :)

alidea said...

Vertet e bukur
Fundi i pergjigjet fillimit ;)

akvll-naja said...

çërçilli e quante "the black dog"- doja të shkruaja deri sa lexova fjalën e fundit...

si selfi të them dhe unë! :)

GOMARI ATEIST said...

Mua po me kerkoje moj derebardhe?
Ja ku jam.

...dhe ndalen akrepat atje...


nuk e di se sa do vonohet por do te te cmend fare.po te pregatis nje surprise.jam shume i bindur that you gonna love it!Me too :):):)

Stay tune!!!ON magjari's world something gonna happen

akvll-naja said...

oh, qenka nga whisper... e pashë me 30 sek vonesë... po m'u duk krejt e jotja, dhe ndoshta ti e ke ndjerë përderisa e ke vënë në blog. kshu që i qëndroj mendimit të parë; bëj si thotë selfi. :)

Krasta Krau said...

Auuu... Keq e paske punen :)

Ca te thom une... Bukur...

meditime-pershtypje said...

Nuk mund te shkruhet me bukur per mallin se keshtu.Nastradini,kur ra nga fiku,i tha te shoqes qe te lejonte per ta vizituar vetem ata qe kishin rene nga fiku;se te tjeret,do ta tallnin.Edhe ti ke"rene nga fiku",ndaj shkruan kaq bukur per mallin.
Uurime qe ta zbut;sh pakesa mallin me mall.
Perparim Hysi,3 qershor 2008

belle_fleur said...

Miq dhe mikesha, ju lutem mos u konfuzoni. Kjo pjese/proze nuk eshte shkruar nga une, por nga WHISPER, sic e permendur dhe ne fund. Meritat s'jane te miat, pervecse se e vendosa ketu sepse me pelqeu. Sikur te isha aq e talentuar sa personi s'do kishte qene keq. Gjithsesi, me vjen mire qe ju ka pelqyer!


@Aklli, rrofsh! Selfi, e pa me syte e vet dhe u magjeps nga syte e tij jeshil, por fatkeqesisht u largua me te shpejte:)

@Dritan, po vdes nga kurioziteti. Te filloj te mbaj syte nga posta une. Ne fakt, surpriza me e bukur do ishte sikur te vije ketu, si thua? :)

@Krasta, po po, shume fare! ;)

@Papi, flm por sic permenda dhe ne komentin me siper meritat per kete shkrim, s'me perkasin mua por autorit A.H. aka Whisper!

Ervivi said...

... :-(

eni said...

yllo flm shume qe e solle ketu shume e kendshme!

belle_fleur said...

Ervivi, c'est la vie!

Eni, kenaqesia eshte imja :)

tropoja said...

Bukur per ta lexuar...ku di une per me tej!!! Malli edhe sikur duhet per njeriun por ndonjehere edhe sikur s`duhet...se di!

belle_fleur said...

@Tropoja, ashtu eshte!

xheni said...

3germa qe te marrin shpirtin,te fuqishme si oktapod,te mberthen e ste leshon.

tropoja said...

fundjave te mbare oj ti cuce!

tropoja said...

nuk di cme kapi as mua, tani qe po e mendoj, do ishte shume me bukur dhe me mire po te thoja "oj ti çike",
gjithsesi t`pershnes!