Asnjehere se kam kuptuar dhunen qofte ajo fizike apo psikologjike. Me irriton sa here qe degjoj per njerez qe perdoret violence kunder tyre, sidomos kur kjo dhune perdoret mbi nje femer.
Para disa ditesh degjova ne pune qe nje nga koleget e mia eshte dhunuar nga eksi i saj. Kjo shoqerohej me kete mashkull prej dy vjetesh. Nga cfare kam degjuar ka qene lidhja e pare serioze. Kur fillova te punoj sebashku me kete gocen, degjoja qe i dashuri i saj sillej mire, ishte i dashur me te. Nuk kisha degjuar qe ai te ishte nga ata te dashur qe sillte buqeta me lule ne pune dhe me nje kartoline qe thoshte "zemer, te dua" Jo, asnje nga keto gjera. Ishte nje lidhje e thjeshte si dy personat vete. Here pas here degjoja qe kolegia ankohej, zihej me te dashurin, nuk fliste per gjysem dite, dhe pastaj pajtohej prape. Këto gjëra s'janë të padëgjuara për asnjërin prej nesh, ndoshta mund të thuhet është diçka normale kur dy njerëz që duhen të kenë edhe mosmarrveshje. Në fund të fundit s'ka lidhje që të shkojë vaj.
Me kalimin e kohës në bisedat e mia me kolegen, dëgjoja një frustrim nga ana e saj, ankimet sa vinin dhe shtoheshin. Madje kisha dëgjuar nga goja e saj që donte të shkëputej nga kjo lidhje me të dashurin e saj. Shpesh herë më thoshte që kam nevojë për një pauzë, për një shkëputje sepse ndjehem sikur po më merret fryma, nuk ndjehem sikur kjo lidhje më mbush si në fillim. Nuk jam gati për martesë, për fëmijë, dhe jetë familjare.
Kur dëgjova këtë ankesë i thashë pse nuk flet me të dashurin tënd. Thuaj që ke nevojë të rrish ca kohë vetëm që të reflektosh mbi këtë lidhje, mbi të ardhmen tënde dhe shume gjëra të tjera.
Ajo vendos që të veprojë kështu por vendimi i saj nuk u mirëprit nga ishi i saj. Sjellja e tij ndryshoi menjëherë. Ai filloi që të bëhej më obsesiv, më kontrollues, merrte pothuajse çdo gjysëm ore për të folur me të në punë, donte të dinte me çdo kusht ku shkonte ajo, me kë shoqërohej, në çfarë ore kthehej nga puna, e shumë të tjera si këto që t'i bëjnë nervat kaçurrel.
Para ca ditësh dëgjova që ai kishte abuzuar mbi të. E kishte rrahur shumë keq vajzën vetëm e vetëm sepse ajo kërkon që të mos jetë më në një lidhje me këtë djalë i cili me shume e lodh, e inatos, e çmend me sjelljen e tij, sesa ta bëjë atë të ndjehet e lumtur dhe e dashuruar.
Si kam kuptuar asnjehere meshkujt posesive dhe qe kerkojne te kene kontroll mbi femren a thua se ajo eshte gjeja e tyre dhe me te mund te bejne ç'të duan? Se kuptoj pse ai duhet të ngreje dorë mbi një femër vetëm e vetëm sepse ajo do të vendosi vetë për të ardhmen e saj, apo si ne rastin ne fjale ndjehet e konsumuar nga kjo lidhje? Asnjë mashkull s'ka të drejtë që të sillet në këtë menyrë edhe nëse një femër e tradhëton, si përket atij që të tregojë burrërrinë në këtë mënyrë. Këta lloj mejshkujsh më bëjnë të vjellë sepse tregon haptazi sa të vegjël dhe sa të pasigurtë janë si krijesa. Meshkuj qaramanë që marrin në telefonë dhe sillen si fëmijë kapriçiozë dhe shprehen me paturpësinë më të madhe që "ti me ke lenduar" "une te dua ty", "ti je jeta ime", "si do ja bej une pa ty" etj etj. Kur degjoj keto shprehje nga keta meshkuj qe as emrin mashkull s'dine ta mbajne siç duhet, me vjen t'ja mbath me vrap nga syte kembet sepse me acarojne ne kulm.
Thursday, June 26, 2008
Dhuna
Posted by
belle_fleur
at
10:33 PM
Labels: relationship, social issues, violence, women
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


11 comments:
Oohhh sa keq :(
nuk e di..por me duket se aty ku romantizmi duket me shperthyes , aty dhe emotiviteti eshte i nje niveli me te larte. Posesiviteti ndaj dikujt eshte shprehje e qarte e pasigurise qe personi ne fjale ka ne vetvete. Dhuna eshte e lidhur ne menyre direkte me te.
Te pershendes belle , dhe uroj qe makthi i koleges tende te kete mbaruar me kaq.
Eshte nje"lexion"qe bie ne vesh te shurdhit.Sa per vete,jam me ty.Po ka meshkuj qe duhet t'u beshe qilizem ne koke.Dhe,per fat te keq,nuk jane te pakte.Mos kujto se s'ka nga keta"lloj trimash",qe kane mbaruar edhe shkollet te larte.Te dhunosh nje femer,eshte njelloj si te keputesh dhunshem nje lule a ca me shume:te sakatosh nje lulishte te tere.Se femra eshe edhe lule,edhe lulishte njeheresh.
Perparim Hysi,27 qershor 2008
Pershendetje nga lezha Belle.
Shengjini eshte nam fare...
Belle, histori shumë e trishtuar. Ke shumë të drejtë që ndihesh e revoltuar. Kjo shoqja është shqiptare, e huaj, apo amerikane. Sepse ka ligje në Amerikë, ajo mund të marrë një vendim gjykatë që ky person të mos i afrohet më shumë se 100m, dhe po e shkeli vendimin, përfundon në burg. Përpiqu ta ndihmosh që të marrë ca këshillim legal në këtë drejtim. Dikush që e bën njëherë një gjë të tillë, nuk ndryshon dhe papritur bëhet i mirë nesër. Sa më shpejt që të shkëpusë të gjitha lidhjet me të, aq më shpejt do të rifillojë të ndihet sërish e qetë. Dhe aq më tepër ndihmoje që të mos mendojë që është faji i saj që ai tipi është i dhunshëm. Është vetëm faji i tij. Pikë.
E keqja është se femrat shpesh verbohen si fluturat e natës nga llampa dhe "rrotullohen" rreth k`tyre shtazëve deri sa e ndjejnë vehten të pamundura të jetojnë pa ashpërsinë e tyre!!! Dhe ata, trimoshat e fustanëve, marrin atë që kërkojnë me kaq ankth: VËRTETIMIN E BURRËRISË.
Një weekend të këndshëm belle, larg andrallave!
@Alidea, pasiguria e njerezve si i ketij mashkullit sjell te papritura jo shume te kendeshme.
@Papi, eshte shume e vertete. Raste te tilla dhune nuk ndodhin vetem tek ata qe s'jane te edukuar, madje ata qe kane mbaruar nje arsim te larte e shprehin ne forma te ndryshe dhunen. Por sic e dime, "shkolla nuk e ben njerine". Edukata dhe te sjellurit eshte nje mesim qe merret qe ne vogeli nga familja.
@E paditur, goca eshte amerikane. I jam munduar qe t'i qendroj afer me aq sa mundem, duke e inkurajuar dhe duke i folur qe te raportoje ne polici. Gjeja qe me ben pershtypje eshte se ajo jeton me frike. Nuk e di vertet se cfare ka ndodhur me kete femer qe ajo te mos shkoje ne polici dhe ta denoncoje kete monster. Me vjen keq per te sepse she has lost her peace of mind.
@Kristo, fatkeqesisht ndodh edhe kjo qe thua ti, qe ka femra qe bien si miza ne qumesht dhe nuk dine te dalin me qe aty. Mgjth, nuk e di nese eshte vertet ashpersia e meshkujve qe keto lloj femrash kerkojne, nuk them qe s'ka raste, por nje femer me gjithe kuptimin e fjales, gjithe cka kerkon nga mashkulli qe ka ne krah, eshte siguri, dashuri dhe respekt. Asnjehere DHUNE!!!
@Dritan, bef qejf edhe per mua:) T'fala nga shpia!
Fundjave te qete njerez!
belle,
pare nga kendveshtrimi i ngjarjes qe percjell ti, eshte i justifikuar qendrimi qe mbahet ndaj nesh, pra ndaj meshkujve. Ne momentin qe pergjithesohet ceshtja, pastaj une sjam dakord, e humbas ndjeshmerine qe me shkakton ngjarja qe ke sjelle ti dhe nuk e di, s`jam dakord qe te gjitheve te na vendoset nje damke ashti sikunder kurre nuk mendoj se te gjitha femrat jane si ato me te cilat une kam pasur kontradikta, mosmarreveshje apo te tilla si keto.
Cfare eshte dhuna?
Dhuna eshte perdorim i forces per te mbajtur dicka ne gjendjen qe edhte ose ne gjendjen e deshiruar, ose per te realizuar dicka te deshiruar. Ai qe e ben kete, vetiu pranon se eshte i pa afte te zgjidhe problemin ne nje forme tjeter. Dhe kjo per mua eshte e pa pranueshme. DHUNE dhe DASHURI se bashku, mendoj se nuk mund te kete asnjehere.
Uroj qe situata te zgjidhet sa me shpejt dhe ne menyren me te mire te mundshme per te pafajshmen. Belle, perpiqu ta ndihmosh vajzen, sepse akte dhune e krime te tmerrshme kane ndodhur kur ne baze te pikenisjes kane pasur motivet dashurore nese mund te flitet per te tilla ne kete rast ose sic po deshiroj une ti quaj: MARREZORE!
shendet e t`mira!
Tropoje, une me kete situate flas per ata meshkuj te cilet perfaqesojne nje grup burrash qe s'dine te sillen me seksin femer, qe humbasin toruan kur ajo do te jete vetvetja, te jete e lire, te beje c'te doje me jeten e saj, te jete e pavarur. Pra, ketu them qe si kuptoj keta meshkuj qe perdorin dhune kunder njeriut qe dikur i kane shprehur dashuri??
Ky post nuk perfshin cdo mashkull, sepse shume mire mund te flitet edhe per abuzimin qe femra ben ndaj mashkullit, ndoshta jo dhune fizike sepse eshte me e dobet, por perdor forma te tjera, ate psikologjike!
Momentalisht jam munduar qe t'i qendroj sa me afer vajzes per ta bere ate te kuptoje qe veprime te tilla nuk jane te tolerueshme, qofte edhe sikur ajo te kete bere ndonje gabim, nuk eshte zgjidhje te rrahesh femren.
Se di akoma se cdo behet? Kjo situate eshte akoma duke vazhduar. Djali vazhdon dhe e merr ne telefon here pas here, madje i ka kerkuar dhe te falur, por keto lloj faljesh nuk pine uje.
drejte!
Gjen tenxherja kapakun!
Supozoj që shoqja jote nuk është minorene dhe që do ketë parë ndonjëherë televizor (ta lëmë shkollën mënjanë, se ca gjëra nuk ti mëson as shkolla dhe as Amerika).
Kur pranoi të lidhej me atë person ajo e dinte se me kë po lidhej... ose të paktën pas kaq kohësh do e kishte njohur, por prapë vazhdon të rrijë me të (janë shuar meshkujt në Amerikë prandaj kërkon ta mbajë ajo, qoftë edhe duke vuajtur për vehten e saj ;) )
Belle Fleur
Miredita
Sipas eksperiences sime jo te paket ne kete fushe, faji nuk eshte vetem i tij. Dua te them qe shpesh ka femra te cilat justifikojne deri ne neveri sjelljet e tilla. Dhe mjafton ta besh 2-3 here per te hyre ne nje qorrsokak nga i cili eshte veshtire te dalesh. Nuk besoj qe ai e ka rrahur per here te pare kur ajo ka dashur ta lere, po te ishte keshtu, ndodhia do kish tronditur te dy, ai s'do ish shtyre me tutje se nje shpulle, dhe ajo do e kish ndare mendjen per ta lene.
Per fat te keq ndonjehere femrat perveç se viktima te meshkujve jane dhe viktima te mentalitetit dhe butesise se tyre.
Pershendetje
Post a Comment