
Ika…po të lë…
I dëgjon jehonat?
Po iki atje ku mbaron mendimi im…
Përtej atij pragu ku liria të bën frikacak
dhe frika të lirë…
përtej atij pragu ku dija të vret
dhe vdekja të mëson…
përtej atij pragu ku dëshirat prangosen
dhe pranga bëhet dëshirë…
përtej atij pragu ku kujtimet plagosin
dhe plaga të përgjon…
Ika…po të lë…
Për ku nuk e di…
(E c’kuptim ka të dish ku po shkon?)
M’u lodhën hapat mbi të njëjtat gjurmë…
(A ekziston kujtesa që harron? )
M’u cfilitën ëndrrat në të njëjtin gjumë…
Ka edhe rrugë që duhen bërë në vetmi…
Ika..po të lë…
Po ti?
Mos derdh lotë por qesh
sepse të kam mësuar aq mirë të qash…
(vetëm kush njeh lotin di kuptimin e qeshjes plot gaz…)
Kur të të mungoj kapërce Lumin e Destineve të Tredhura
dhe guxo të vështrosh larg…përtej…
mes pluhurit që troku i një kali të cmëndur la pas…
Ika…po të lë…
Atje poshtë është qyteti,
vendi ku njerëzit jetojnë
të vetmuar bashkarisht…
vendi ku njerëzit varrosen
së bashku të vetmuar…
vendi ku ne të dy
vetmojmë të mallkuar
në krahë të njëri -tjetrit
pambarimisht…
Ika…
po të lë…
atje poshtë është qyteti
dhe më tutje s’ka asgjë…
Tuesday, June 24, 2008
Ika...
Posted by
belle_fleur
at
12:34 AM
Labels: Belle's photography, Whisper's poezi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


9 comments:
pse kaq sh melankoli ne nje qytet aq te madh sa ny?
Belle!Ke shkruar nje poezi aq te bukur,sa te ngre avadan.Urime dhe me te tjera!
Perparim Hysi,24 qershor 2008
Tena, ndodh nganjehere qe edhe ne metropole si NY te ndjeshesh melankolike dhe e vetmuar.
Papi, kjo poezi nuk eshte e imja. Ne fund te poezise kam cituar autorin i cili eshte Whisper.
Go baby go, go, they're right behind you :D
WOW
thanks for sharing it with us.
the picture fits the verses like a glove.
well done
:)
Rocky, I'm going :)
Elais, sure hon! I'm glad you enjoyed it.
Ikja, ky moment kulminisht i padeshiruar dhe tmerresisht kulminant!!! na vute ne mendime me ket poezi moj vajza.
gjithsesi ikja s`me pelqen, me sakte s`dua ta kujtoj shkurtimisht e urrej kur ka ardh koha me ik dhe nuk iken!
pershnetje ty belle dhe autores se poezise!
Tropoja, e di as mua s'me pelqen ikja, por ndonjehere eshte me mire keshtu, te largohesh pa thene asgje, ne heshtje, dhe te vazhdosh rrugen ne nje drejtim tjeter.
p.s. eshte autor :)
Kalofsh mire mik!
ndjese per keqkuptimin, autorit dhe ty (ka ndodhur per fajin tim)!
varet nga rrethanat belle, s`di cte them me teper se ckam thene me lart!
pershnetje!
Post a Comment