Për adhuruesit e muzikës polifonike labe ju përshendes me këtë këngë kënduar aq bukur nga Grupi i Himarës. Një nga këngët e mia të preferuara. Harmonia e zërave është aq e bukur sa të bën për vete. Uroj që ta pëlqeni.
Sunday, July 27, 2008
Thelleza qe shkel mbi vese...
Posted by
belle_fleur
at
7:01 PM
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


11 comments:
Shume e bukur!Bregu te rrenqethe me kenget etij.Qe nga Neco Muka(H)-Marjoti,grupi i Pilurit e pre mos vazhduar me te tjera.Kenaqesia qe imja.Te faleminderit,Bele!
Perparim Hysi,28 korrik 2008
Papi, pershendetje! Me duket se te dy jemi adhurues te kengeve polifonike labe dhe vecanerisht te kengeve te bregut.
Gezohem qe te pelqeu! :)
Thelleza qe shkel mbi vese, lere,
lere, ler aman-aman.
Sa te pa deti me vale, lereeeeeee,
sa te pa deti me vale, lere,
Lere, ler aman- aman.
Tha "sikur te isha djale" lereeee,
Tha sikur te isha djaaale, lere,
lere, ler aman-aman.
Nuk te lija pa te marre, lere.
Nuk te liija pa te marre, lere,
Lere, ler aman-amaaaaaannn.....
...Nuk po e shkruaj, belle, po e kendoj dhe me qesh gjithe surrati e me gurgullon gryka.
Apo c'kam edhe nja dy dasma ne Jug ne datat 10 dhe 17 edhe do ngjirem fare do ngjirem. Jo si ne keto dy dasmat shkodrane (27 Korrik) e lezhjane (3 Gusht, still to come, po e di qe do jete njelloj :P), qe e kishin mendjen njerezit vec te kercenin me duart lart nje valle tip napoloni.
Ne andej nga ato anet tena kemi nje progonishte, nje katjushke, nje percellime dhe pastaj nja kater-pese kenge si kjo thelleza, sa per te pushuar pakez :D
Pertej shakase, mua me sheron shpirtin ringjallja e polifonise :)
t_red, te kendofte shpirti! :) Ne me beson e kam degjuar dhe kenduar non-stop tere mbasditen e se djeles. Gjithashtu, po degjoja Vajze e valave, moj neperka pika pika dhe ti je ilaci i cobanit, edhe s'kishte te ndalur polifonia labe ne apartamentin tim. E cmenda dhe gruan e botes por kjo s'ka shume rendesi :)
Me e forta dje, fola me tim ate ne telefon dhe ja morem nje kenge labe qe e dua shume, s'eshte ne youtube, eshte si signature song of my father, edhe vardha po benim aheng ne tel :)
Nejse, ti bej qejf ne ato dasmat labe dhe ne ato shkodrane. Mua me pelqejne te dyja sepse jam rritur me ato.
Kalofsh mire!
edhe kjo kenge, si gjithe te tjerat qe i perkasin muzikes burimore shqiptare, qofte te jugut, te shqiperise se mesme apo te veriut, eshte e mrekullueshme. vec kenges, shijova edhe fotot e bukura/
flm belle!
Tropoja, per mua muzika popullore shqiptare eshte si nje burim i pashtershem qe te freskon shpirtin me kenge, valle dhe melodi shume te bukura dhe shume origjinale.
Me vjen mire qe te pelqeu! :)
:-(
mua me pelqejne ato dasmat ku te gjithe dridhen e perdridhen me "durt nolt" me napolonin (qe kercehet detyrimisht me shami) ;-D.
Jo per gje po s'kam gjetur akoma asnje shpirt njeriu qe te mesoje nje valle, dhe pastaj secili i hedh kembet si do e behet mish mash.
Belle dite te mbare
aty me rri pra, te vallet, tek melodite, tek kenga qe buron prej shpirti!
Pershendetje Hampi :)
Do te thoja kete qe po te isha afer do te kishim kercyer bashke, dhe jo te hidhnim kembet kot sa me thene qe po leviz, por sepse e ndjejme ne shpirt vallen edhe tjetra dime ta kercejme ate!
Tropoja, patjeter!:)
Ju pershendes njerez!
Belle!
Me kenaqe!
Po sa shume?
Shume fare!!
Rrofsh :)
Arta
Arta, sa mire! Ne kete qoshke mundohem qe te vendos here pas here kenge me vlera artistike shqiptare. Per mua kjo eshte nje nga ato kenget qe i mban te gjitha brenda.
Kalofsh mire!
Post a Comment