Friday, November 28, 2008

Gezuar 28-Nëntorin!!!

Gezuar 28 Nentorin!!!





Dua mëngjezet e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet të fushës-ë
Në mengjes kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha të çupësë
Vete me vrap që t’i presë

Po, nga gjitha kto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe për jetë të ketë lirinë!

Dua natën, në verë
Kur të ndrijtin yjtë e artë
Kur fryn dhe tiri me ere
Dhe të prekë zemrën e zjarrtë

Zogjtë që më ligjërojnë
Nëpër lisat mbushur me fletë
Po sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vertetë

Po, nga gjitha kto më parë
Dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
Edhe për jetë të ketë lirinë!

3 comments:

hampidampi said...

:-*

ELAIS said...

O c'me kenaqe me kete kengen Belle!
Hugs

N.Ago said...

Këngë e bukur, nuk ke ç'thua. Edhe pse strofa e parafundit, është ndoshta për fatosa. :)