In the mean time, I have to come up with something good enough so that I won't regret it in the future...
Wednesday, January 30, 2008
Dilemas!!!
In the mean time, I have to come up with something good enough so that I won't regret it in the future...
Posted by
belle_fleur
at
1:28 AM
20
comments
Sunday, January 27, 2008
Tips for guys
I found this article about men interesting so I thought to bring it here:)
Things a man should never do in the company of a woman:
Reveal how much your car cost.
Clean your gun.
Polish high school trophies (which you still have displayed).
Refer to your mother as your best friend.
Rap.
Check out our assistant/roommate/the baby-sitter.
Question our footwear.
Blow-dry your hair.
Tip less than 20 percent.
Celebrity impressions.
Impressions of us.
Forget to carry cash.
Flip it, flop it, swing it around, tug on it, adjust it, scratch it, or do anything that will remind us that it's just a goofy appendage and not a mystical source of pleasure and satisfaction.
Wii.
Boot and rally.
Scream -- at the dog, at the guy who just stole your parking spot, at Eli Manning. Because, no matter how much Eli deserves it (picked off again!), when we hear you raise your voice, we have an idea of what we're in for.
Talk about former exploits. Ever.
Use the words bitch, slut, tramp, or whore, unless referring to another man.
Stick anything in our butts, unless previous discussions have occurred.
Tell us you're going to kiss us. (Just get on with it!)
Artikulli eshte marre ketu
Posted by
belle_fleur
at
9:19 PM
14
comments
Labels: few facts, interesting tips for guys
Saturday, January 26, 2008
Monday, January 21, 2008
Ka gjithmone nje here te pare!!






Ka gjithmone nje here te pare, keshtu thote nje shprehje e huaj. Ja pra sot per mua ishte hera e pare skiing. Nje grup miqsh u mblodhem meqe ketu ishte feste dhe vendosem te shkonim ne mal per te kaluar diten. Shpesh here kishim diskutuar qe te shkonim per ski dhe gjera te tjera na kishin penguar.
Posted by
belle_fleur
at
10:48 PM
28
comments
Labels: Belle's photography, dita ime sot ne mal, eksperience skiing, fun times
Saturday, January 19, 2008
Chris Rea-The Road to Hell
Pak muzike per t'ju shoqeruar ne kete fundjave. Dhe kush me mire se kitara dhe zeri fantastik i Chris Rea!
Ju uroj nje fundjave sa me te kendeshme!
Posted by
belle_fleur
at
2:55 PM
11
comments
Wednesday, January 16, 2008
Psalm 23
Posted by
belle_fleur
at
11:56 PM
17
comments
Sunday, January 13, 2008
My prayer!!!

My prayer is with you during these days. I pray to God that you will heal very soon. I lift my hands up to you my God and I ask you to have mercy upon my loved ones. I pray that my uncle will be able to survive and heal soon. I ask that you remove this cup of pain from my family. It would be devastating for my grandmother to lose her beloved son and for my dear mummy to lose her dear brother and for his family to lose him as a husband and a father:(
I plead to you that you will listen to my prayer and bring healing upon my family!
Amen!
Posted by
belle_fleur
at
3:19 PM
24
comments
Labels: lutje personale per familjen/dajen qe eshte i semure
Thursday, January 10, 2008
Te kerkoj - Motrat Libohova
Ju pershendes me nje nga kenget me te bukura te kenduar po aq mrekullisht nga motrat Libohova!!!
Fjalet jane si gjethet qe bien ne vjeshte
Zemrat lidhen bashke me nje fjale te thjeshte
Ndaj premtimin tend me asgje nuk e ndrroj
Castet tona aq te bukura si ti harroj
Ti kthehu se te dua si vete jeten
Si cdo njeriu syrin e vet
Si toka qe pret diellin te agoje
O ku ke humbur qe te shikoj
Te kerkoj ne enderrime gjeri vone
Neper tinguj e gezime ku mungon
Ne thellesi te zemres sime te kerkoj
Te kerkoj e, te kerkoj
Ti patjeter do te kthehesh
Se me do
Hap dritaren e gezimit
E me zgjon
Kam besim tek zemra jote dhe shpresoj
Dashurine do ta jetoj
Posted by
belle_fleur
at
3:16 PM
22
comments
Saturday, January 5, 2008
Hall me shqiptar e hall pa shqiptar....
Diskutimet e fundit tek Peshku pa uje me shtyne te shkruaj ketu per nje teme sociale qe e ndeshim tek miqte, te afermit, apo dhe tek vetja jone, lidhjet shoqerore apo martesat mes dy njerzve. Tek peshku diskutohej qe sa e rendesishme eshte lidhja me nje shqiptar, kush jane pros dhe kons e nje lidhje. Avantazhet qe kane nje lidhje ka me nje vendas apo me nje te huaj. A eshte e rendesishme qe te lidhesh vetem me shqiptare? Kendeveshtrimet e gjithsecilit jane te ndryshme dhe kjo varet dhe nga eksperiencat personale qe cdokush i ka perjetuar. Ne mos perjetuar i ka degjuar nga miqte dhe mikeshat e veta. Gjithashtu, lexova dhe paragjykimet qe njerzit shprehnin ne lidhje me kete teme pak "spicy".
Nuk e mohoj qe ky fenomen qe ne hasim eshte i ri ne nje fare menyre per ne qe jetojme jashte vendit. Eshte mese e lehte qe njeriu qe jeton prej disa vitesh ne nje kulture te huaj mesohet dhe ambjentohet me disa doke dhe zakone te atij vendi. Kur je ne nje kulture te huaj kerkojme te adaptohemi sa me shume dhe kjo ndodh sepse duam qe te behemi njesh me ate kulture, duam qe te pranohemi nga njerzit e atij vendi. Nese nuk pershtatemi na duket vetja akoma me te huaj sec jemi. Tjetra, kurioziteti per t'u shoqeruar me vendasit duket shume terheqese per te dyja palet, por besoj interesi eshte me i madh per ne si shqiptare pasi ne Shqiperi kemi qene me te mbyllur ndaj idese per te dale me njerez qe s'jane te te njejtes kulture. Duke qene larg vendlindjes, larg vezhgimeve te familjes dhe shoqerise, larg thashathemeve qe ne vendin tone i hasim me shumice, kur je ne dhe te huaj te duket sikur je cliruar nga patriakalizmat e shoqerise sone te cilat na ndjekin si hije kudo qe shkojme.
Ja ndodh qe dy shqiptare takohen dhe fillojne te njihen me njeri-tjetrin. Te dy jetojne prej vitesh ne mergim. Njeri person eshte nga pjesa juglindore e Shqiperise. Rritur ne nje familje intelektualesh. Te dy prindrit kane mbaruar universitet ne Tirane. Njerez me kulture dhe dije sipas shoqerise shqiptare. Ne Shqiperi kane patur profesione te mira dhe gezonin nje emer te mire. Personi tjeter vjen nga veriu. Vjen nga nje familje e thjeshte punetore. Prindrit s'kane patur mundesine per te ndjekur shkollen e larte dhe kjo jo per shkak te mosdashjes nga ana e tyre por nga mosdashja e sistemit te vjeter monist. Familja s'eshte se ka ndonje status ne shoqerine shqiptare, por jane njerez qe shikojne hallet dhe problemet e veta. Shikojne punet e tyre dhe interesat e familjes dhe mireqenies se femijve. Kjo histori me ngjason pak a shume me Pallatin 176. Ne njeren ane kemi Elsen me Fredin, te cilet duhen dhe jane te perkushtuar ndaj njeri-tjetrit dhe dashurise se tyre. Dhe nga ana tjeter kemi familjen e Perikliut perballur me Jovanin e famshem, edhe pse ne kete rast nuk kemi te bejme me nje njeri sherraxhi, telendar, thashathemexhi, e shume e shume te tjera sic ishte Jovan Bregu. Mgjth, e kuptoni fare drejt se ku e kam llafin.
Ndodh qe me kalimin e kohes Elsa me Fredin po i quaj, fillon dhe ju embelsohet biseda. Sa me shume kalojne kohe sebashku aq me shume kuptojne qe kane gjera te perbashketa, pamvaresisht se jane te rritur ne dy ambjente te ndryshme, a thua valle se njerez te tille te mos kene te njejtat deshira dhe aspirata per jeten. Ditet kalojne dhe ata e gjejne veten te terhequr me shume ne krahet njeri-tjetrit. Bota per ata nuk ekziston. fFamiljen e kane harruar per momentin. Ne universitet jane bashke. Mesojne ne te njejten biblioteke edhe pse studjojne dege te ndryshme. Pushimet e beharit dhe te dimrit mundohen ti kalojne sa me prane njeri-tjetrit. Pak nga pak e kuptojne dhe ata qe duan te jene te pandare. Nje dashuri e thelle ka hedhur rrenje ne zemrat e tyre saqe ata s'mendojne se mund te mos jetojne bashke.
Vjen nje dite qe ata fillojne te mendojne se cfare do behet me keta te dy. Nuk mund ta mbajne lidhjen e tyre sekret per gjithe jeten. Vendosin qe te dy duhet t'ju thone familjeve te tyre. Njera pale e ka me te lehte per t'i thene prinderve (ne kete rast djali), edhe pse ata kishin ato pretendimet e tyre kur behej fjale per nusen qe do merrte biri i tyre. Duhet te jete keshtu e ashtu, puntore, fjalepake, me karakter te mire, nga familje e mire, por nga vendi i tyre, dmth nga veriu. Familja e vajzes kishte kerkesat e saja per gocen. Pervecse se djali duhej te ishte shqiptar, me shkolle, universitet, studimet pasuniveristare te mbaruara, me pune te mire, duhej te vinte nga familje intelektualesh, e me the e te thashe.
Ky episodi me lart eshte histori e vertete qe e perjeton nje shoqja ime. Hall te doje njeriu te lidhet me shqiptar, te jete nga i njejti vend, te flase te njejten gjuhe, te ndajne te njejten tradite, qofte dhe vogelsirat qe ka nje kulture si kjo jona, e hall te mos lidhet: psh. duke filluar qe nga barcaletat, shakate, kunjat qe jane shume tipike per ne si shqiptare, muzika, kenge, vallet, etj etj. Por, edhe ne keto raste nje lidhje me shqiptar nuk eshte aq e thjeshte. Duhet te mbushesh kriteret e familjes qe s'eshte edhe fort e vogel, edhe valle e kalon apo se kalon testin qe ke kur perballesh me prinder te tille.
Njeriu i shkrete u dashka te kaloje si gamilja ne vrime e gjilperes edhe pale a ja del dot mbane apo jo? Ne vend qe prindrit t'ua bejne disi me te lehte situaten femijeve te tyre duke patur parasysh qe kur jane ne vend te huaj, mundesite per tu shoqeruar me shqiptare nuk jane aq te favorshme, ua nxijne atyre duke kerkuar qiqrra ne hell. Nuk them qe nje familje te mos kete kerkesa ndaj personit qe do lidhet femija i tyre, sepse eshte normale qe te sigurohet per mireqenien e vajzes/djalit te vet. Por, ndonjehere kerkesat e teperta vetem e mundojne ose e largojne femijen e tyre nga prindi. Ne vend qe prindrit t'i gezohen faktit qe vajza/djali kane zgjedhur nje person nga Shqiperia, me virtyte te larta, me karakter te mire, dhe njeri me kulture dhe edukate familjare te mire, qahen qe ai/ajo person eshte nga veriu ose nga juglindja?
Probleme te kesaj fushe i kemi degjuar dhe do vazhdojme t'i degjojme per aq kohe sa kemi te bejme me njerez qe mendojne se qendrojne me lart se njerez te tjere. Por, se kuptoj pse duhet te sillemi keshtu kundrjet personit qe eshte nga i njejti vend? Perse gjithe keto paragjykime? Brenda nje vendi kaq te vogel sa ky i yne hasim probleme qe kur i degjoj me vjen t'ja fus nje vrapi e te mos mendoj me per shqiptaret dhe Shqiperine.
Posted by
belle_fleur
at
12:42 AM
51
comments
Friday, January 4, 2008
New life.....

My sister just called me from the hospital letting me know that I'm an aunt for a second time. I am very excited for my sister. This is her second son and his name is Christian. His older brother and my nephew decided to call him this name.
I would love to be part of this new life so much. I wish I could be there to hold him in my hands and sing lulabbies to him as he sleeps in my arms. I would love to read to him, watch him as he takes his first steps, or when he speaks his first words and calls my name.
I wish that you will grow to become a healthy and strong baby. I wish that very soon I will come and see you and mommy and see how much you've changed.
I love you!
Akoma s'me besohet. Sapo kam marre telefonate nga ime moter e cila me thote qe jam bere teze per here te dyte. Kjo eshte vertet nje surprize e bukur. Prisja qe nipi im te lindte ne fund te Janarit, por mesa duket donte qe te na befasonte te gjitheve me viziten e tij.
Kristian, te dua shume!
Posted by
belle_fleur
at
2:16 AM
25
comments
Labels: jam bere teze per here te dyte, personale, wow





