
Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thënia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Te zgjuarit jane bashkë ne botë,
Kurse të fjeturit jane veç".
Në ç'ënderr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall
Sot bie shi në New York. Unë jam mbyllur brënda në shtëpi. Kohën e kam vrarë vetëm duke folur me disa miq online. Kisha shumë gjëra për të bërë dhe s'kam filluar të merrem me asnjëren prej tyre. Ndoshta e ka fajin shiu, ndoshta e ka fajin largësia për të qënë pranë me njërzit që më mungojnë më shumë. Do doja shumë të mos isha këtu në këtë moment. Po jua them për të hequr kuriozitetin sepse e di qe shumë prej jush e keni :) Dua të jem pranë familjes sime. Po bëhet shumë kohë që si kam parë dhe s'më kanë parë. Unë mundohem të mos ua shfaq mallin sepse ata mërziten më shumë, edhe pastaj fillojnë dhe merakosen për mua që jam larg. Por, sot rolet paskan ndryshuar. Malli sot po më zhurit shpirtin. Oh tani që po shkruaj ndjej sytë të më lagen nga lotët e ngrohtë që bien faqeve. Mundohem që të mos qaj, mgjth po e lë veten të lirë sepse këtu nuk ka asnjeri që të më shikojë. Ok, ju do lexoni këto rrjeshta dhe do thoni që po bëhem qaramane. Ok, mendoni që jam ashtu. Nuk po mendoj shumë. E vetmja gjë është që në këtë ditë të hënë të muajit Prill, di që s'dua të jem në New York. Më mungon një përqafim nënë, një bisedë tete a tete me time motër, apo thjesht të qënurit në shtëpi rreth tryezës duke shkembyer biseda edhe pa lidhje. Ndoshta po kërkoj shumë, por ndoshta dhe jo?
Përjashta shiu bie papushim. Në mëndjen time vërtiten vargjet shumë të njohura të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Poezia e tij është bërë si moto e kësaj dite që pak nga pak po i vjen fundi. Ca pika shiu bien në xhamin e dritares sime dhe unë ndjej mall për të gjithë ju që ju dua kaq shumë dhe që më mungoni kaq shumë në këtë ditë nuk ngjan fare si pranverë.
Monday, April 28, 2008
Mall...
Posted by
belle_fleur
at
3:37 PM
27
comments
Labels: Belle's photography, Ismail Kadare poezi, personal thoughts
Saturday, April 26, 2008
Dardha moj rrumbullake
Hajde moj merre furkën
Oh te rrimë pas darke
Ti moj dardha
Dardha moj rrumbullake
Nuk do të rrimë shumë bubu
Nja dy tri sahatë
Ti moj dardha
Dardha moj rrumbullake
Oh po ç’është ai djalë i bukur
Djalë moj me mustaqe
Ti moj dardha
Dardha moj rrumbullake
Posted by
belle_fleur
at
11:20 PM
10
comments
Sunday, April 20, 2008
Mungesat.....justifikohen:)



Fotot e mësipërme flasin qartë që s'kam qënë këtu. U largova për disa ditë në Las Vegas. Një telefonatë në minutën e fundit më bëri që të pres biletën dhe të marr avionin drejt qytetit që nuk fle gjumë, i njohur gjithashtu për bixhozin e madh që luhet aty. Ndoshta po pyesni veten pse nuk kam vendosur foto kazinosh, ruletash, dhe njerëz me karta bixhozi duke provuar fatin e tyre. Thjesht sepse edhe pse destinacioni im ishte Las Vegas, "highlight" i udhëtimit tim ishte turi që unë bëra për ne Grand Canyon. Po po, ua them me plot gojën që për mua është një nga mrekullitë e botës që kam parë. Nuk e di nësë hyn në listën e 7-të mrekullive të botës, por pak rëndesi ka, unë e votoj në listën time personale dhe u'a rekomandoj të gjithëve nëse ju bie rasti për ta vizituar. Mos hezitoni sepse nuk do zhgënjeheni.
Grand Canyon ka qënë si ëndërr për mua për ta parë dhe para ca ditësh kur pata rastin ta vizitoj nuk po më besohej. Rastësia është gjëja më e mirë që mund t'i ndodhi një personi. Në këtë rast unë se kisha planifikuar që ta vizitoja, madje smë kishte shkuar në mendje diçka e tillë. Mirëpo, ja që ndodhi dhe unë po e përpija çdo moment që isha atje. Bukuria e këtij kanoni prej 18 milje të gjërë dhe 278 milje të gjatë të lë pa frymë. Në momentin kur autobuzi po afrohej dhe rreth e rrotull syri shikon një hapësire shkëmbore në ngjyrë si të mjaltë, unë mbeta me gojën hapur. Nuk di si t'ua shpjegoj ndjesinë që kam ndjerë. E di që në atë moment kam thënë "oh Zoti im" dhe kur shikoja Grand Canyon isha akoma më e bindur që Zoti ekziston, flas për veten. Mes përmes kanonit fantastik kalon dhe lumi Colorado i cili nuk sjell aq shumë ujë në ato anë. Si rezultat, Las Vegasi rrezikon të kthehet në "ghost town" qytet fantazmë. Kjo ishte një nga gjërat që dëgjova nga ciceroni ynë ndërsa na fliste me aq pasion për pikat interesante që ne po shikonim. Lumi Colorado është furnizuesi kryesor për Hoover Dam, digën më të madhe që është ndërtuar mbi liqenin Mead. Por, ky lumë për shkak të konsumit që po bëhet nga banorët e zonës po ndikon negativisht sepse thuhet që një ditë lumi s'do jetë në gjëndje të furnizojë digën, dhe si pasojë s'do ketë as energji elektrike dhe as ujë.
Gjithsesi, kalova një ditë fantastike në shkretëtirën e Indianëve Hualapai të cilët jetojnë përsëri në ato vise pamvarësisht nga thatësira dhe mungesa e ujit. Është e çuditshme kur mendoj sesi këta njerëz e përballojnë jetën duke qënë të vetmuar nga gjithçka. Përveç ndonjë korbi të zi që mesa duket qenkan me shumicë dhe shkurreve dhe kaktuseve që kanë zaptuar shkretëtirën, kanonit marramëndës, dhe qiellit blu që nuk derdh asnjë pikë shiu në shumicën më të madhe të kohës, këta njërëz jetojnë si të izoluar. Interesante! Sidoqoftë, ata jane zot në truallin e tyre dhe qeveria federale amerikane ju ka dhënë një autonomi shumë të gjërë. Të gjitha të ardhurat që burojnë nga vizitorët e Grand Canyon i'u shkojnë drejtpërdrejt Indianëve Hualapai.
Nejse, se u zgjata shumë. Nuk dua t'ju tregoj çdo gjë sepse dua tua lë kur të keni rastin për ta parë me sytë tuaj:)
Posted by
belle_fleur
at
9:27 PM
13
comments
Labels: Belle's photography, Grand Canyon trip
Thursday, April 10, 2008
Alida Hisku
Shumë prej jush e dini sa e dhënë jam pas muzikës shqiptare qoftë popullore apo e lehtë. Muzika e lehtë zë një vënd mjaft të rëndësishëm pasi që e vogël më ka shoqëruar në kohën kur kam qënë në Shqipëri, por edhe këtu ne Amerikë e dëgjoj me ëndje. Shumë prej nesh njihet me artistët shqiptarë, me muzikën dhe këngët e tyre të kënduara gjatë sistemit komunist. Gjatë asaj kohe shumë këngëtarë që ne mund t'ju kemi dëgjuar kanë kaluar në heshtje për shkak të kohës dhe atij sistemi i cili goditi pamëshirë artistë të muzikës së lehtë.
Me një fjalë dua që të nderoj ata këngëtarë të cilët shumë mirë mund të ishin Yjet Shqiptare, por që sistemi totalitar Hoxha u tregua mjaft i egër dhe ua preu ëndrrat dhe dëshirat që ata kishin për muzikën. E para në listë është Alida Hisku. Kjo këngëtare e cila e filloi veprimtarinë e saj muzikore në një moshë shumë të re. Ajo spikatej për talentin dhe zërin e saj. Shumë shpejt kompozitorët dhe poetët më të njohur do i besonin asaj krijmtarinë e tyre muzikore me qëllim që ajo t'ua përcillte publikut shqiptar. Alida Hisku ka qënë një zë mjaft i dëshiruar dhe këngët e saja këndoheshin nga të rinjtë e asaj kohe. Mirëpo, siç shumë prej jush e dini dhe mund ta keni parë dhe me syrin tuaj atë çka solli Festivali i 11-të i Radio Televizionit Shqiptar. Një sërë këngëtarësh u burgosën dhe persekutuan në mënyrë të pamëshirshm nga diktatura komuniste. Një nga këta këngëtarë ishte dhe Alida Hisku Veçanërisht. Karriera e saj artistike pa filluar mirë për një yll si ajo u shua dhe u la përgjysëm.
Fatmirësisht me rënien e diktaturës këta artistë do rigjenin forca për t'i dalë në skenë publikut shqiptar të cilit i kishin munguar prej shumë kohe. Pra për ju një kolazh i këngëtares shqiptare Alida Hisku. Shikoni me sa pasion dhe me çfarë zëri të mrekullueshëm që këndon.
Posted by
belle_fleur
at
8:57 PM
14
comments
Labels: Këngëtarja Alida Hisku
Monday, April 7, 2008
Have some tea!
Spring is in the air but it does not feel like spring in New York. I walk outside and I can see the trees are blooming but everyone that I see is wrapped up in warm clothes, jackets, and scarfs. Weather forecast keeps saying we're going to have some nice weather, higher temperatures, sunshine, etc...but when? I peak through the blinds of my window and all i see is grey weather and I can feel the cold that comes through the glass. I am cold. I feel cold. The best remedy in this case would be to have some tea. Yeah, tea in spring time. If you feel like joining me, the door is open, the tea is ready, so feel free to come over. I'll be waiting for you:)
Posted by
belle_fleur
at
11:59 AM
17
comments
Labels: Belle's photography, meditation, personale
Friday, April 4, 2008
Tefta Tashko Koço
Tefta Tashko Koço për mua mbetet një nga femrat që unë do kisha patur dëshirë të ishte pjesë e brezit tim, me qëllim që të njihesha më nga afër me veprimptarine e saj artistike. Do kisha dashur që veprat e saja të ishin më të lehta për tu dëgjuar dhe për tu njohur me këngët e saja. Unë personalisht di shumë pak për këtë soprano/këngetare shqiptare, e cila ka një zë te mrekullueshëm. Sa herë që dëgjoj ato pak këngë të kënduara aq bukur nga ajo, e dua atë më shumë. Këngët e saja janë si ujët e burimit te ftohtë që sa më shumë te pish aq më shumë të shtohet etja. Repertori i kesaj sopranoje eshte mjaft i pasur për kohën kur ajo ka kënduar. Por fatkeqësisht një pjesë e mirë e këngëve të saja është shumë e kufizuar online. Tek po kërkoja mbi Tefta Tashko Koçon lexova disa fakte të cilat nuk i dija më parë. Kjo këngëtare qënkesh lindur në Egjipt, dhe jo në Shqipëri. Pasioni i saj per muzikën ka filluar që në fillimet e saja në Korçë. Më pas ka ndjekur sdudimet ne konservatorin superior te Parisit. Si shumë njerëz të famshëm jeta e kësaj këngëtareje është mbyllur në një moshë shumë të re, 37-vjeçe.
Pasionin e sopranos e ka ndjekur mbesa e saj Teuta Koço e cila duket po e shpalos talentin e saj neper Evrope dhe Amerike. Personalisht, nuk kam patur fatin ta degjoj apo ta shikoj, por jam e bindur qe talenti i saj rrjedh nga i njejti gen si ai i gjyshes se saj.
Për kënaqesinë tuaj dhe timen po vendos nje këngë të kënduar nga Tefta Tashko Koços.
Zare dil ke hija
Zare moj dil ke hija
Po të pret shoqnija
moj Zare
sa e bukur je!
Zare dil ke fiku
Zare moj dil ke fiku
Po te pret Ashiku
moj Zare
sa e bukur je!
Zare dil ke mani
Zare moj dil ke mani
Po te pret jarani
moj Zare
sa e bukur je!
Posted by
belle_fleur
at
1:08 AM
9
comments
Labels: Tefta Tashko Koço



